Eksportet nga Shqipëria në Kosovë shënuan rënie vjetore të dukshme në 10 mujorin e këtij viti.
Të dhënat e detajuara nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-tetor u eksportuan në Kosovë 577 mijë tonë mallra nga 964 mijë në të njëjtën periudhe të vitit 2020 me një rënie 40 për qind.
Për rrjedhojë eksportet drejt Kosovës zunë 18 për qind të totalit të eksporteve shqiptare në 10 mujor, nga 28 për qind që ishin një vit më parë.
Shkak për këtë rënie është bërë kryesisht hekuri dhe nafta.
Hapja e shërbimeve ekskluzive për Kosovën në Portin e Durrësit ka bërë që kompanitë kosovare të furnizohen direkt me naftë, çimento dhe hekur. Më parë këto furnizime kryheshin nga kompanitë shqiptare të prodhimit të hekurit dhe çimentos
Me rritjen e kostove të energjisë elektrike, Kurum, kompania e prodhimit të hekurit në Elbasan, vendosi të mbyllte prodhimit, pasi hekuri nga importi vinte me çmim më të lirë. Aktualisht si Shqipëria dhe Kosova furnizohen me hekur importi.
Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se rënia e eksporteve drejt Kosovës është krijuar nga volumet më të ulëta të eksportit të materialeve, ndërtimit, hekurit dhe naftës.
Rënien më të madhe e ka shënuar eksporti i gëlqeres dhe çimentos. Gjatë 10 -mujorit u eksportuan 218 mijë tonë gëlqere dhe çimento ose 47 për qind me pak se e njëjta periudhe e 2021. Giza dhe çeliku shënuan rënie me 25 për qind dhe xeheroret me 71 për qind.
Në anën tjetër me rritje ishin eksportet e zarzavateve, drithërave, plehëruesve dhe revistave dhe librave.
Eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me 5 për qind. Kosova është treg kryesor i prodhimeve të serave shqiptare. Por këtë vit u vu re një rritje e fortë e eksportit të plehrave për bujqësinë.
Aktorët e tregut pohuan se kërkesa për plehëruesit nga bujqit shqiptarë ka rënë ndjeshëm këtë vit, ndaj sasitë që u importuan më parë për Shqipërinë po rieksportohen në Kosovë.
Këtë vit janë rritur eksportet e drithit shqiptare në Kosovë dhe disa produkte të industrisë bluajtëse dhe mjaltit.
Shqipëria dhe Kosova në vitet e fundit kanë zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta në themel te të cilave ka qenë lehtësimi i tregtisë dhe krijimi i tregjeve të përbashkëta.
Por në sfond të takimeve dhe qindra marrëveshjeve të firmosura ndërmjet enteve publike tregtia ndërmjet dy shteteve te njëjtit komb ka përparuar shumë ngadalë.
Marrëdhëniet tregtarë më shumë shënojnë episode konflikti se sa lehtësi për të rritur përfitimet e përbashkëta nga hapja e tregjeve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës