LAJMI I FUNDIT:

Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia, shqiponja aty po konsiderohet haram

Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia, shqiponja aty po konsiderohet haram

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve.

Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni.


Sipas tij, një grupacion i njerëzve, të cilët ai i ka cilësuar si radikalë, kanë kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia.

Hyseni, po ashtu, ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre, shqiponja në të është “haram”.

Imami Hyseni, ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit.

“Zakonisht kemi koordimim me këshillin e xhamisë, me këshillin e BIK, jemi bashkëpunëtorë të kryeimamit të Bekim Jasharit, që kemi shumë aktivitete me të. Jemi prek me këtë rast sepse si ka mundësi që disa njerëz ideologji deri në këtë formë që ka arritur shpëlarja e trurit të tyre, që të na prekin në ndjenja kombëtare ku i pengon flamuri kombëtar në minaren e xhamisë. I kemi njoftuar organet e rendit për këtë rast që është shqetësues për neve”, ka thënë ai.

“Momentin kur e kam përmendur dy apo tri ditë përpara, kam pasur reagim të ashpër, duke me thënë se ti e vendos, por ne ta heqim, jemi të shqetësum për këtë rast. Janë disa grupacione që kanë ideologji të errët dhe janë të ndikuar nga Lindja e Mesme, të njëjtit shfaqin probleme për heqjen e flamurit, për arsye se sipas tyre, shqiponja është haram”, ka vijuar ai për RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori