LAJMI I FUNDIT:

Heroic shpallet kampion i turneut të CS:GO – Blast Premier Fall Final

Heroic shpallet kampion i turneut të CS:GO – Blast Premier Fall Final
(Foto: HLTV)

Ekipi danez ka mposhtur FaZe në finale për t’u shpallur kampion të turneut Blast Premier Fall Final në Kopenhagë të Danimarkës.

Kjo është finalja e dytë radhazi për ekipin Heroic, pas dështimin në IEM Rio Major ku u mposhtën nga Outsiders, kësaj radhe nuk dështuan në Kopenhagë.


Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ku deri në fund nuk dihej fituesi.

Heroic arriti që në vazhdime të fitoi në mapin e tretë, për t’u shpallur kampion i Blast Premier Fall Final si dhe çmimin prej 200.000 dollarësh.

Gjithashtu ekipi danez ka siguruar pjesëmarrjen në turneun Blast World Final që do të zhvillohet pas dy javësh.

Ekipi FaZe në vendin e dytë ka fituar çmimin prej 85.000 dollarësh, ku shfaqën formë të mirë krahasuar me turneun Major në Brazil. /Telegrafi/