LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përplasjet mes Komunës së Tetovës dhe OJQ “Space”

Vazhdojnë përplasjet mes Komunës së Tetovës dhe OJQ “Space”

Përplasen sërish Organizata joqeveritare “SPACE” dhe Komuna e Tetovës. Anëtarët e shoqatës “Space”, janë ankuar sot se përfaqësues të Komunës ua kanë ndërruar bravën e derës hyrëse. Deri tek ndërrimi i bravës ka ardhur pasi paraprakisht punonjës të komunës kishin kërkuar çelësin e godinës për të zhvilluar një aktivitet kulturor.

“Sot në mëngjes, vullnetarët u përballën me një tjetër akt tipik vandal dhe të dhunshëm, ku ashtu si kemi dyshuar është ndërruar brava e hyrjes. Ne menjëherë kemi informuar policinë për këtë rast ndërsa nga grupacioni që prezantohen si administratorë komunal kërkojnë të largojmë pajisjet, gjë që ne kurrsesi nuk e pranojmë. Ne kërkojmë që ky grup të lëshojë menjëherë hapësirën për të lënë te rinjtë të vazhdojnë me organizimet e planifikuara, ndërsa organet legale sa më parë të zbardhin rastin delikuent të hyrjes pa leje dhe ndërrimit të bravës”, deklaroi Nita Sejdiu, Organizata “SPACE”.

Të pyetur në komunën e Tetovës, janë shprehur se organizata në fjalë ka memorandum për mbajtje të aktiviteteve në këto hapësira ashtu sikurse të gjitha shoqatat. Nga Komuna shtojnë se Organizata “Space” në rast të nevojës për shfrytëzimin e hapësirave të drejtohen me kërkesë në komunën e Tetovës.


“Memorandumi i bashkëpunimit mes asaj shoqate dhe komunës, është konkretisht vetëm për aktivitete dhe projekte të ndryshme. Dhe çdo shoqatë bëj thirrje si udhëheqës i sektorit për veprimtari publike që çdo shoqatë rinore kulturore apo të sferës së arsimit, të drejtohen tek komuna me kërkesë dhe komuna do i konsideroj të gjitha shoqata dhe ata që kanë aktivitete, nga ana e Komunës së Tetovës do iu mundësohet t’i realizojnë ato aktivitete”, tha Nazmi Dauti, Sektori për veprimtari publike i komunës së Tetovës.

Kreu i komunës së Tetovës, shoqatës “Space” ia mori të drejtën mbi shfrytëzimin e objektit të ish Radio Tetovës, sepse sipas kreut të komunës, nuk ka kontratë për shfrytëzimin e këtij objekti, dhe i njëjti objekt duhet të shfrytëzohet nga gjitha shoqatat apo organizatat kulturore të Tetovës që kanë projekte për të realizuar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori