Parku Solar prej 3 MW në proces ndërtimi në fshatin Grackë e Vjetër pranë komunës së Lipjanit, Kosovë.
Znj. Eriola Bibolli-Drejtoreshë Gjenerale dhe z.Visar Paçarada, anëtar i bordit menaxhues të Bankës ProCredit, mirëpritën për vizitë Ambasadorin gjerman z. Joern Rohde, znj. Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë dhe znj. Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. Kjo vizitë u organizua në parkun solar 3MW i cili është në fazën e fundit të ndërtimit dhe gjendet në fshatin Grackë e Vjetër.
Përmes ProEnergy LLC (PP), ky park solar vjen si investim gjerman nga ProCredit Holding, kompani amë e Bankës ProCredit duke treguar kështu orientimin e saj drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në vend dhe përkushtimin për të reduktuar CO2 dhe për të ndihmuar në luftimin e ngrohjes globale.
ProEnergy synon të aplikojë për certifikim me “Gold Standard” të projektit duke kuantifikuar sasinë e energjisë së pastër dhe të gjelbër që do të gjenerohet në rrjetin e Kosovës.
Zvogëlimi i pritshëm i emetimeve nga ky park solar do të jetë rreth 3,700 tCO2/vit. ProCredit Holding do të përdorë emetimet e shmangura të C02 nga ky projekt, për të kompensuar emetimet e C02 që rezultojnë si pasojë e operacioneve të përditshme bankare të grupit të bankave. Me anë të zvogëlimit të emetimeve të CO2, projekti do t’i kontribuojë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara OZHQ-së 13 (Veprimet Klimatike) ndërsa gjenerimi i 3,943MWh/vit i energjisë elektrike të pastër do t’i kontribuojë OZHQ-së 7 (energji e përballueshme dhe e pastër).
Konsumi i energjisë elektrike është një nga kontribuesit kryesorë të emetimeve të gazrave serë. Në rastin tonë, ky kontribut lidhet deri diku me aktivitetet e përditshme të bankës, por ndërlidhet edhe me burimin e energjisë elektrike, që në shumicën e vendeve ku ne operojmë është qymyri. Prandaj, për të pëmirësuar më tej performancën mjedisore nëpërmjet reduktimit të emetimit të gazrave serë (GS) dhe për të arritur qëllimin afatmesëm për t’u bërë institucion neutral ndaj karbonit, aksionari kryesor i grupit ProCredit, ProCredit Holding, ka ndërmarrë nismën për të investuar në një projekt solar në Kosovë. Arsyeja pse Kosova është përzgjedhur për këtë investim është fakti se Kosova ka një ‘miks’ të energjisë më të ndotur në Europë dhe ballafaqohet me mungesë të furnizimit me energji, përderisa përjeton nevojë për rritje të konsumit të energjisë. Një hap i logjikshëm do të ishte që Kosova të përshpejtojë tranzicionin e energjisë drejt burimeve fleksibile dhe të gjelbra.
Projektet si ky në një vend ku nisma të tilla janë ende mjaft të rralla, konsiderojmë se do të shërbejnë si shembull pozitiv dhe do t’i kontribuojnë zhvillimit të përgjithshëm të vendit” tha Znj. Eriola Bibolli-Drejtoreshë e Përgjithshme e Bankës ProCredit.
Ambasadori Rohde ndër të tjera deklaroi se “Energjia elektrike që do të prodhohet nga ky investim tërësisht gjerman do të furnizohet nëpërmjet rrjetit dhe do të përdoret për vetëkonsum për Bankën ProCredit në Kosovë dhe kompanitë e saj partnere, ndërsa energjia elektrike tepricë do t’i shitet KESCO-s me tarifën për të cilën do të pajtohemi. Ky projekt tregon jo vetëm përkushtimin e Bankës ProCredit për të reduktuar emisionin e gazrave serë që të ndihmojmë në luftën kundër Ngrohjes Globale, por vjen në një kohë të krizës globale të energjisë, vlerësohet shumë dhe është shumë i nevojshëm.
Tranzicioni i energjisë dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë pashmangshmërisht do të jenë prioritet për të gjitha qeveritë tona në të ardhmen e parashikueshme”.
Vizioni ynë është të kemi një sektor të pastër të energjisë por gjithashtu një sektor që është më demokratik dhe më i decentralizuar, me konsumatorët në qendër të tij si pjesëmarrës aktivë.
Parku Solar 3 MW i ProCredit-it të cilin e kemi vizituar sot së bashku me Ambasadorin gjerman, Jörn Rohde është shembull i shkëlqyeshëm i këtij vizioni” deklaroi Ministrja Rizvanolli.
Parku solar ProEnergy planifikohet të finalizohet gjatë muajit dhjetor 2022 dhe pritet që aktiviteti i tij të ketë jetëgjatësi prej rreth 30 vitesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze