LAJMI I FUNDIT:

Mirëpritet marrëveshja për targa, kërkohet dinamizmi i procesit të dialogut

Mirëpritet marrëveshja për targa, kërkohet dinamizmi i procesit të dialogut

Marrëveshja për targa e arritur mbrëmë po mirëpritet nga njohësit e dialogut Kosovë-Serbi, megjithatë kërkojnë që të dinamizohet procesi i dialogut për arritjen e marrëveshjes finale.

Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike(GLPS), Arbër Fetahu, thotë se dakordimi për targa vjen në moment të rëndësishëm, pasi në tavolinën e diskutimit është plani franko-gjerman, ku ekziston barazia apo njohja de-fakto ndërmjet shteteve.

“Marrëveshja që u arrit mbrëmë për targa, ky lloj dakordimi që po quhet për targa vjen në një moment të rëndësishëm për dialogun. Kemi në tavolinë publikisht një propozim nga Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Franca dhe Gjermania që mëton të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë në një marrëveshje për normalizim, i cili ka disa pika dhe njëra ndër to është edhe një lloj barazie ndërmjet shteteve, apo njohje de-fakto për aq sa është parë në publik. Në këtë drejtim konsideroj se dakordimi i arritur mbrëmë është në funksion të dinamizimit të procesit, apo vazhdimit të negociatave bazuar në këtë propozim të BE-së dhe mbështetur nga SHBA-ja” , thotë ai.


Megjithëse e mirëpret arritjen e marrëveshjes, analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë se nuk ka qenë i nevojshëm “spektakli politik” i kryeministrit Albin Kurti gjatë kësaj jave.

Sipas tij, marrëveshja e arritur mbrëmë nuk është që dallon nga ajo e së hënës, ku Kurti ishte në takim me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

“E gjithë kjo performancë politike, ky spektakël nuk ishte aq i nevojshëm, pasi në fund arritëm në një pikë e cila nuk është larg fillimit. Nuk ishte ndonjë ndryshim shumë të madh në deklaratën përmbyllëse në marrëveshje. Duket se përfitimet nuk janë aq të mëdha nga eskalimi i situatës, acarimi i raporteve dhe nga një leksion i cili nuk do të mund të përsëritet më. Ai i krijimit të problemeve, aty ku realisht është një situatë e cila nuk do të duhej të ishte e tillë”, thekson Muhaxhiri.

Në anën tjetër, Fetahu nga GLPS, thotë se në bazë të analizës që ia kanë bërë marrëveshjes, Kosova do të heqë dorë nga gjobitja për targat ilegale, Serbia është pajtuar të mos lëshojë më targa KM.

Sipas tij, në ujdi përmendet edhe angazhimi i palëve për planin franko-gjerman për dialogun, si dhe implementimin e marrëveshjeve nga e kaluara, rrjedhimisht edhe formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nga ajo çka analizuam dhe u diskutua edhe sot është se çështja qëndron se normalizimi i marrëdhënieve apo marrëveshja e madhe për normalizim dhe plani franko-gjerman do të jetë pjesë substanciale e diskutimeve në muajt të vijim… Kosova hoqi dorë nga një qëndrim i saj që ishte gjobitja apo largimi i të gjitha targave ilegale dhe vendosja në RKS. Po ashtu, edhe Serbia bëri një lloj koncesioni për të mos lëshuar targa me KM. Në këtë drejtim një lloj shtensionimi në terren ka ndodhur me dakordimin e mbrëmshëm”, shton ai.

Pala kosovare dhe ajo serbe dje në Bruksel arritën marrëveshje për targa. Kryenegociatorët e dy shteteve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pas disa orë negociata në Bruksel arritën ujdinë, në ditën e fundit të afatit shtesë për marrëveshjen mbi targat, para se Kosova të fillonte dënimin e shoferëve me targa ilegale në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot në Kuvend se me dakordimin për targa nuk është cenuar kurrfarë substance e shtetit të Kosovës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori