LAJMI I FUNDIT:

Serbët që i kanë regjistruar veturat me targa RKS protestojnë në Graçanicë, në mbështetje të atyre që tani e kundërshtojnë një gjë të tillë

Serbët që i kanë regjistruar veturat me targa RKS protestojnë në Graçanicë, në mbështetje të atyre që tani e kundërshtojnë një gjë të tillë

Në Graçanicë afër Prishtinës është mbajtur një tubim protestues, siç është thënë “për të përkrahur pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe për të shpallur publikisht se nuk ka ndarje mes serbëve nga veriu dhe jugu”.

Kryetarja e Komunës, Ljiljana Shubariq ka thënë se serbët në jug mbështesin bashkatdhetarët e tyre në veri dhe braktisjen e tyre nga institucionet e Kosovës dhe shtoi se “nëse dhuna politike vazhdon, ata e dinë se çfarë të bëjnë”.

Megjithatë, ajo nuk ka specifikuar se për çfarë lloj dhune politike e kishte fjalën, as çfarë hapash do të ndërmarrin serbët në jug, përcjell Telegrafi.


Në anën tjetër, shumë të mbledhur në protestë, me të cilët ekipi i Radios Evropa e Lirë ka tentuar të bisedojë, kanë deklaruar se nuk mund të thonë asgjë sepse as vetë nuk e dinë pse janë aty.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, këta janë kryesisht punëtorë të institucioneve serbe në Kosovë, dhe shpesh e kanë “obligimin e punës” të protestojnë për shkak të situatës politike ose të mbështesin Listën Serbe.

Ndërsa siç shkruan mediumi në gjuhën serbe “radiokim.net”, kur njëmbëdhjetë vjet më parë iu kërkua të riregjistrojnë veturat e tyre nga targat serbe fillimisht në KS dhe më pas në targa RKS, serbët nga kjo pjesë e Kosovës nuk protestuan.

Megjithatë, sot ata dolën në një tubim në mbështetje të serbëve në veri, të cilët e kundërshtojnë pikërisht këtë.

Po ashtu, një protestë e grave ishte caktuar për 23 nëntor në Mitrovicën e Veriut.

Lista Serbe në fillim të nëntorit u tërhoq nga institucionet në veri, të njëjtën gjë bënë edhe punonjësit e Policisë dhe të drejtësisë.

Për kthim, ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës të pezullojë vendimin për targat me shenjat e qyteteve të Kosovës të lëshuar nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Ndërkohë, me kërkesë të SHBA-ve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë zbatimin e fazës së dytë të planit, sipas të cilit vozitësit me targa serbe duhet të gjobiten me 150 euro.

Kjo kërkesë e SHBA-së erdhi pas bisedimeve të dështuara në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 21 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori