Trendi i uljes së konsumit të energjisë elektrike nga institucionet shtetërore vijon edhe në muajin tetor. Sipas të dhënave të Elektroshpërndarjes për kursimin e energjisë elektrike, rezulton se ndërtesat administrative të Presidentit të Shtetit, Kuvendit, Qeverisë, ministrive, SHA EMV, SHA MEPSO kanë arritur një konsum të reduktuar të energjisë elektrike mesatarisht 29 për qind, që është më shumë krahasuar me kursimin total prej 20 për qind të arritur në shtator, ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Të gjitha institucionet në muajin tetor kanë të paktën 15 për qind ulje të konsumit të energjisë elektrike, që është në përputhje me rekomandimet dhe detyrat e sjella nga Qeveria. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë ka kursimet më të ulëta prej 18 për qind, ndërsa ndërtesa e Ministrisë së Arsimit ka kursimet më të larta deri në 58 për qind. Kursimi i energjisë elektrike i Qeverisë është 32%, i Kuvendit në tetor është 22%, i Kabinetit të Presidentit 24%, i ndërtesës administrative EMV është 25%, kurse i MEPSO-s 22%”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Nëse merren parasysh të dhënat e të gjitha ndërmarrjeve, agjencive dhe administratave shtetërore, theksoi ai, atëherë kursimi total i energjisë elektrike arrin në 24 për qind.
“Sipas të dhënave, konsumi i energjisë elektrike vetëm i ministrive, i përmbledhur së bashku me të gjitha njësitë që janë në përputhje me kompetencat e një ministrie të caktuar, është ulur për 33 për qind. Ministria e Arsimit ka arritur kursimin më të ulët të energjisë elektrike prej 24%, kurse Ministria e Mjedisit Jetësor ka arritur kursimin më të lartë prej 94%. Kursimi i energjisë elektrike në Ministrinë e Shoqërisë Informatike është 50%, në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale 58%, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrinë e Financave kursimi është 44%, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale 40 për qind, Ministria e Ekonomisë kurseu 30 për qind energji elektrike, po aq është kursimi edhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, saktëson Bekteshi.
Në analizën e konsumit të energjisë elektrike për muajin tetor 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, siç tha ai, janë përfshirë gjithsej 19 ndërmarrje publike shtetërore me të gjitha njësitë rajonale, ku kursimi total është 17 për qind.
“Sipas të dhënave në paraqitjen tabelare, rezulton se 15 subjekte kanë realizuar kursime prej së paku 15 për qind në tetor 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021”, tha Bekteshi.
Të dhënat për kursimin e energjisë elektrike në komunat që kanë pasur rekomandim për të kursyer, shtoi ai, tregojnë se nga 81 komuna, 65 komuna kanë pasur kursime prej së paku 15 për qind, prej të cilave 12 komuna kanë arritur kursime më të mëdha se 50 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës