LAJMI I FUNDIT:

Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – ku qëndrojnë Bad News Eagles

Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – ku qëndrojnë Bad News Eagles
(Foto: HLTV)

Pas përfundimit të turneut Elisa Masters Espoo, faqja më e madhe për CS:GO, HLTV ka përditësuar renditjen botërore.

Kësaj radhe për dallim nga përditësimi i kaluar, nuk ka pasur ndryshime të mëdha në top4 të renditjes.


Ekipi fitues i Majorit, Outsiders vazhdon të mbaj vendin e parë, të ndjekur nga ekipi Heroic në vendin e dytë.

Na’Vi ka kaluar nga vendi i katërt në vendin e tretë, ndërsa FaZe edhe më tutje mbetet në vendin e tetë pas paraqitjes së dobët në IEM Rio Major.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka kaluar nga vendi i 16 –të, në vendin e 17 –të pasi nuk arritën që të kalojnë fazën e grupeve në turneun Elisa Masters Espoo.

Nga ky përditësim më së shumti ngritje ka pasur ekipi bullgar, 500, të cilët kanë kaluar 21 vende më lartë, tani renditen në vendin e 29 –të.

Gjithashtu ekipi fitues i turneut Elisa Masters Espoo, fnatic është futur në top10 për herë të parë që nga muaji shkurt, 2021.

Më poshtë e gjeni listën me 20 skuadrat më të mira të botës në CS:GO për momentin:

1.Outsiders
2.Heroic
3.Na’Vi
4.Cloud9
5.MOUZ
6.FURIA
7.Vitality
8.FaZe
9.Liquid
10.fnatic
11.Spirit
12.ENCE
13.G2
14.BIG
15.NIP
16.OG
17.Bad News Eagles
18.Astralis
19.Sprout
20.Imperial

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori