LAJMI I FUNDIT:

Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Pejë e tjetri në Klinë

Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Pejë e tjetri në Klinë
Foto: Arkiv

Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Klinë, njofton policia. Sipas policisë mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës nga shtëpia e tij.

“Raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.


Pa shenja jetë është gjetur edhe një grua në Pejë, siç njofton policia trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bënë ët ditur policia në raportin 24 orësh./Telegrafi/