LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet e reja në garën evropiane të League of Legends

Ndryshimet e reja në garën evropiane të League of Legends

Zhvilluesi Riot Games ka njoftuar planet e reja për ligën e Evropës në League of Legends.

League of Legends EMEA Championship (LEC) është liga profesionale e eSports në video-lojën League of Legends e drejtuar nga Riot Games në rajonin EMEA (Evropë, Lindja e Mesme dhe Afrikë).


Riot Games ka zbuluar disa lajme të mëdha në lidhje me planet e tyre të ardhshme për ligën ‘LEC’ Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, duke krijuar një rajon komplet të ri konkurrues: EMEA.

Për të shënuar dekadën e dytë të Riot Games, Riot ka vendosur të hyjë në një kapitull të ri në historinë e LoL Esport duke bashkuar rajonin kryesor evropian së bashku me Turqinë, CIS, Lindjen e Mesme dhe Afrikën (MENA) për t’u bërë një rajon edhe më i madh me emrin EMEA .

Maximilian Peter Schmidt, Drejtor i League of Legends Esports EMEA, foli rreth ndryshimeve:

“Gjatë dekadës së fundit, ekipi ynë ka punuar pa u lodhur për të krijuar një ekosistem të esporteve lider në industri. Sot, ne jemi të emocionuar të zbulojmë planin tonë për dekadën e ardhshme të LoL Esports në EMEA dhe ndryshimet që po sjellim në LEC dhe ekosistemin më të gjerë për të vazhduar t’u ofrojmë lojtarëve tanë përvojën më të mirë”.

Maximilian shpjegon më tej se këto ndryshime “do të rrisin mundësitë për lojtarët profesionistë dhe aspirues të LoL në rajon” dhe do t’u japin atyre edhe më shumë mundësi për të arritur konkurrencën më të lartë në EMEA.

Formati i ri i ligës League of Legends EMEA do të ndahet në tre ndarje dhe një finale të sezonit LEC , tri ndarjet e ardhshme do të jenë Winter, Spring dhe Summer.

Ndarja Winter dhe Spring do të zhvillohen përpara Mid Season Invitational, ndërsa ndarja Summer dhe Finalet e Sezonit LEC do të zhvillohen pas Mid Season Invitational, dhe përpara Botërorit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Premier League
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori