Alpha Motors Montage debuton si një veturë elektrike me çmim prej 499 mijë dollarësh
Alpha Motor Corporation ka filluar që të ofroj rezervime për një model të ri që nuk duket si asgjë tjetër nga marka e veturave elektrike. Montage Coupe i ngjan një modeli modern të makinave sportive klasike britanike të viteve 1950 si Bentley S1 Coupe dhe Morgan Plus Four.
Çmimet për këtë model me nuancë retro, me prodhim të kufizuar fillojnë nga 482,000 euro (499,000 dollarë – afërsisht 420,600 funta).
Alpha thotë se Montage është i disponueshëm me një njësi lëvizëse elektrike opsionale që prodhon 201 kuaj fiqi dhe 3,335 Njuton-metra fuqi rrotulluese. Fuqia shkon në rrotat e pasme përmes një kuti ingranazhi me një shpejtësi me një raport 9.53, raporton motor1, përcjell Telegrafi.
Njoftimi i kompanisë nuk thotë nëse kjo sasi masive e rrotullimit është në rrota pas shumëzimit të fuqisë rrotulluese nga kutia e marsheve, por në përgjithësi kështu ndodh me këto shifra të lartëpërmendura. Për shembull, GMC fillimisht i kishte dhënë Hummer EV fuqi rrotulluese prej 15,591 njuton metër duke përdorur të njëjtën metodë.
Në listën e specifikimeve të kompanisë nuk renditet prodhimi për sistemin elektrik standard të Montage.
Ndërsa, nuk është i qartë as kapaciteti i baterisë. Alpha thotë se është një paketë litium-jon e ndërtuar me porosi, e cila siguron distancë prej rreth 402 kilometrave të ngasjes me një karrikim. Nuk ofrohet as performanca e karikimit.
“Ndërsa arrijmë momente historike përgjatë rrugës tonë drejt prodhimit masiv, krijohen mundësi për të ndërtuar automjete speciale. Montage u krijua për të bashkuar njerëzit për të mbështetur elektrifikimin”, tha Alpha Motor Corporation në prezantimin e modelit. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZtiX3TqED0Y
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 10 EV-të më të shitur në SHBA gjatë vitit 2024
Japonezët në gjurmët e një baterie të re për veturat elektrike
E ardhmja elektrike, Norvegjia drejt rrugës për të qenë e para me vetëm EV
Dikush e shpëtoi këtë BMW E30 pas 30 vjetësh në një hambar
Audi RS6 Avant me një çmim prej 125 mijë eurosh
Japonia ndalon eksportin e veturave hibride, elektrike dhe atyre me motorë të mëdhenj në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri