Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me ministrin për Diasporë, Xhemal Çupi nënshkruan marrëveshje për hapjen e një Zyre për bashkëpunim me diasporën që do të quhet “Qendra për diasporë”.
Sipas Komunës së Gostivarit, këto zyra janë të paramenduara që të kenë rol ndërmjetësues dhe do shërbenin si qendra ku diasporës sonë do t’i jepet qasje në informatat e nevojshme dhe udhëzime shtesë bazuar në të drejtat e tyre për procedurat e duhura pranë institucioneve kompetente.
Kompetencat e zyrës janë të:
-Të informojë diasporën për të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë qëndrimit në shtetin amë;
-Të kontribuojë në krijimin e një baze të të dhënave për të gjitha shoqatat aktive në diasporë, duke vënë theksin në diasporën ekonomike dhe shkencore;
-Të iniciojë bashkëpunimin e organizatave vendore me organizatat në diasporë për projekte të përbashkëta;
-Të shpërndajë shpalljen e konkursit të kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë për mbështetje financiare të shoqatave nga diaspora vendore;
-Të ndihmojë në krijimin e bazës së të dhënave për diasporën e biznesit, si parakusht për zhvillimin e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në RMV, përkatësisht thithjen e investitorëve të huaj;
-Të informojë diasporën gjatë qëndrimit në shtetin amë për mundësitë që i ofron Qeveria në mbështetjen financiare shtesë për investime të huaja dhe vendase dhe ti orientojë investitorët potencial në sistemin me një ndalesë “OneStopShop”;
-Të informojë dhe ndihmojë në njohjen e mundësive për realizimin e projekteve me partneritet publiko-privat me diasporën për investime lokale dhe rajonale;
-Të inkurajojë “turizmi i diasporës” përmes aktiviteteve promovuese në turizëm;
-Të informojë, gjegjësisht, të promovojë mësimin e gjuhës amtare për fëmijët në diasporë, si parakusht për ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor;
-Të mbajë evidencë për numrin e studentëve të diplomuar nga diaspora lokale.
Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se gjatë pesë viteve të kaluara vazhdimisht ka hapur Zyrë për bashkëatdhetarët gjatë periudhës verore dhe dimërore kur ata ndodhen në vendlindje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025