Nga 10 mijë hektarë sa ka aktualisht territor komuna e Tetovës në bazë të Planit Gjeneral Urbanistik të vjetër, planifikohet që të zgjerohet në 15 mijë hektarë, me çka pritet që të zgjerohen hapësirat për parqe, rrugë, ndërtim dhe bulevarde. Mirëpo, problem në vete është se Tetova funksionon me një plan gjeneral të vitit 2003, shumë i vjetër. Kurse, tash, dukshëm është rritur numri edhe i banorëve, numri i veturave, dhe kjo obligon komunën që të mendojë për zgjerim të rrugëve, zgjerim të rrjetit të kanalizimit, zgjerim të ujësjellësit, por edhe zgjerim të qytetit në pjesë tjera. Kjo, sipas komunës së Tetovës do të parashihet në planin e ri gjeneral për Tetovën.
“Ngufatja që ndodh në qytet, ngërçet që ndodhin në rrugë, ndërtimet e egra që i kemi në qytet dhe fatkeqësisht mospasja e një plani gjeneral të ri urbanistik sepse funksionojmë ende me planin e vitit e vjetër të viti 2003, që është shumë i vjetër dhe ne jemi duke u përgatitur për plan të ri gjeneral urbanistik. Aktualisht është duke u bërë plani i dinamikës dhe grafikës ku kemi 10 mijë hektarë, ndërsa parashohim 15 mijë hektarë. Në konsultim edhe me ekspertë të ndryshëm të kësaj lëmie, na kanë përpiluar një listë me kërkesat apo të dhënat që duhet të sigurohen dhe më pas të nisë procedura për planin gjeneral urbanistik. Afatin se kur mund të jetë gati nuk mund ta caktojmë, por në bazë të asaj që shohim se çka kërkohet mendojmë se kjo do të marrë kohë rreth një vit e gjysmë ku parashihet edhe zgjerimi i qytetit, zonave të ndërtimeve, rrugëve të reja e kështu me radhë”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Gjatë përpilimit të Planit Gjeneral Urbanistik komuna duhet që të sigurojë shumë të dhëna, si numrin e nxënësve, numrin e objekteve të institucioneve si ato lokale dhe ato pushtetit qendror. Me këtë, ekspertët e këtij plani do të duhet që të kenë një data bazë, që më pas të fillohet edhe hartimi i tij, ku do të mund të ketë edhe rrugë të reja, që të parashihen edhe kanalizime dhe rrjete të reja për atë pjesë që do të zgjerohet.
Nga komuna e Tetovës thonë se duhet që të ndërpritet mënyra e ndërtimeve e deritanishme, që fillimisht të ndërtohet e më pastaj të vendoset infrastruktura nëntokësore, pra në të ardhmen fillimisht të sigurohet infrastruktura nëntokësore dhe më pastaj të ndërtohet. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?