Evropa dhe ëndrra evropiane nuk janë në ditët e tyre më të mira dhe kjo ka kohë që po ndodh. Ëndrra evropiane po përjeton makthe, sipas meje. Po marr shkas vetëm nga disa retorika midis vendeve evropiane të ditëve dhe javëve të fundit, përfshirë ato ku jemi të interesuar edhe ne si Shqipëri.
Po marr vetëm një shembull. Qarkullojnë në internet më shumë se një video, ku kryeministrja italiane Giorgia Meloni akuzon, me fakte sipas saj, Francën, për shfrytëzimin e vendeve afrikane sot e kësaj dite. Mu duk diçka e guximshme dhe e domosdoshme me një perceptim të parë.
Por, u ndala pak dhe reflektova. Deklarata e Meloniit vinte menjëherë pa fjalëve të rënda që presidenti francez ka thënë për Italinë, në lidhje me politikat për emigracionin, që sipas tij është “e papërgjegjshme, cinike dhe e pështirë (vomitevole)”.
Ka një të vërtetë: Italia ka mbajtur një barrë të rëndë të emigracionit në Evropë, qysh me rënien e Murit të Berlinit. Ne shqiptarët e dimë mirë se si na ka pritur Italia dhe si na ka integruar. Por, edhe pse kryeministrja Meloni mund të ketë thënë disa të vërteta, ajo i ka thënë në një kontekst reagues dhe kundërsulmues dhe vetëm në momentin që dikush ka sharë vendin e saj, ndoshta edhe me pa të drejtë.
Jo vetëm mënyra e reagimit të Melonit, por edhe fjalët e pavend të presidentit francez, sikurse edhe retorikat që vijnë edhe nga vende të tjera në të cilat është përfshirë edhe Shqipëria, këto ditët e fundit, tregojnë se po fryjnë erëra jo fort të mira mbi Evropë.
Këto retorika nuk i shkojnë Evropës, shpirtit të saj dhe asaj çka ajo dëshiron të jetë. Retorika denigruese, sharëse, fyese, përçmuese, bullizuese, raciste, ksenofobike, përjashtuese, linçuese nuk janë dhe nuk mund të jenë pjesë e ëndrrës evropiane.
Mandej, Meloni është pak e vonuar. Kisha katolike ka dekada e dekada që denoncon fenomenet e shfrytëzimit në Afrikë. Mjafton të lexoni “Populorum progressio” të Palit VI (mars 1967), por edhe ndërhyrje të mëvonshme të Papëve apo misionarëve e misionareve që punojnë e jetojnë në Afrikë.
Përdorimi i akuzave, edhe kur janë të vërteta, vetëm atëherë kur sulmohemi do të thotë se më parë e kemi heshtur të vërtetën. Ne e dimë mirë edhe këtu në Shqipëri se si shumë të vërteta heshten apo ruhen që të përdoren më vonë për sulm ndaj kundërshtarit të radhës.
Kjo nuk është Evropë, ky nuk është shpirt evropian! Së paku jo ai i etërve themelues të kësaj ëndrre. Do të doja që kjo ëndërr të vazhdonte dhe të tregonte një Evropë sa më gjithëpërfshirëse dhe dialoguese, në vend të një Evrope ku gjithsekush shikon vetëm brenda gardhit të vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe