LAJMI I FUNDIT:

Çifti zviceran akuzohet se keqtrajtoi dadon shqiptare, paguhej vetëm 300 franga

Çifti zviceran akuzohet se keqtrajtoi dadon shqiptare, paguhej vetëm 300 franga

Një çift nga Bazeli mësohet se ka punësuar një dado 2 -vjeçare nga Shqipëria, të cilën e ka shfrytëzuar si skllave. Rasti tani po shqyrtohet në Gjykatën Penale të Bazelit.

Siç theksohet në aktakuzën e prokurorisë publike, e reja merrte vetëm 300 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Ajo flinte në dhomën e fëmijëve në një “krevat dollap”.

Kur ajo ishte ankuar për pagesën, çifti i kishte marrë edhe pasaportën.


Për ato pak para që fitonte ajo duhej të pastronte apartamentin me katër dhoma të familjes, të kujdesej për tre fëmijët dy, pesë dhe nëntë vjeç, të gatuante për familjen dhe të lante rrobat. Madje, në rastet kur punëdhënësit e saj nuk ishin të kënaqur, ajo, sipas akuzës, edhe është rrahur.

Tashmë çifti akuzohet për trafikim njerëzor, detyrim dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin, shkruan baslerzeitung.ch, njofton albinfo.

Në fillim të seancës kryesore të mbajtur të premten, të dy kanë mohuar akuzat.

“E reja shqiptare ka përhapur gënjeshtra, madje ka goditur edhe fëmijët e tyre”, ka pohuar në gjykatë kryeshtëpiaku 38-vjeçari. Ata vetëm kishin dëshiruar ta shpëtonin të renë nga kushtet e rënda ekonomike. Po kjo 20 vjeçare ishte e punësuar më parë në Aargau, ku po ashtu ishte trajtuar keq.

Por, siç doli nga procesi, çifti i Bazelit thuhet kishte punësuar edhe më parë dado, në rrethana të ngjashme diskriminuese. Në këtë proces mësohet se ka pasur tentativa presioni ndaj viktimës sot 23-vjeçare, në mënyrë që ajo të tërheqë deklaratat e saj. Viktima tani jeton në një vend të fshehtë.

Agjencia nga Shqipëria ndërmjetëson dado në Zvicër

Të resë, tani viktimë, i ishte dashur të linte shkollën e mesme në Shqipëri për të ndihmuar në biznesin e prindërve të saj.

Ajo kishte fituar punën e dados përmes një agjencie e cila pohonte se puna deri në tre muaj ishte e ligjshme në Zvicër. Por, kjo nuk eshte e vërtetë. Për punësimin e shtetasve shqiptarë në Zvicër kërkohet pasja e lejes.

Megjithatë, rrethanat tregojnë se dadot shqiptare po shfrytëzohen sistematikisht në Zvicër.

Prokuroria publike do të bëjë kallëzimet penale si pjesë e pledoajesë. Për shkak se çështja po trajtohet nga një trup gjykues me tre gjykatës, mund të pritet një dënim me burg deri në pesë vjet.

Vendimi do të merret javën e ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori