LAJMI I FUNDIT:

S1mple është shpallur lojtari më i mirë i dekadës në CS:GO

S1mple është shpallur lojtari më i mirë i dekadës në CS:GO

Oleksandr “s1mple” Kostyliev fitoi çmimin lojtari i dekadës në CS:GO,pasi një grup prej 75 lojtarësh kryesor të CS:GO votuan për personin që pati arritjet më të mëdha në 10 vitet e fundit.

Ukrainasi njihet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në video-lojën Counter Strike, karrierën e tij e nisi në moshën 16 vjeçare si pjesë e ekipit LAN DODGERS.


Në vitin 2014, s1mple pati një sukses të madh në turneun DreamHack Winter, po atë vit së bashku me ekipin e tij fituan ndaj fnatic, që ishte njëri nga ekipet më të mira të CS:GO atë kohë.

Lojtari më i mirë në botën e CS:GO, u bë pjesë e ekipit Na’Vi në vitin 2016, me të cilët arriti suksese të mëdha, duke fituar turneun më të madh të CS:GO në Stokholm, si dhe shumë turne të tjerë të rëndësishëm.

Gjatë kësaj kohe s1mple fitoi edhe çmime të shumta të MVP, si dhe u shpall dy herë lojtari më i mirë i CS:GO, dhe tani fitoi dhe çmimin si lojtari i dekadës, prezantuar nga organizatori ESL

Pasi fitoi çmimin lojtari i dekadës s1mple nuk harroi ta përmendë as lojtarin danez device, i cili sipas tij e meriton këtë çmim njëjtë sikur ai.

“Ndihem mirë për marrjen e çmimit, megjithëse trofeu Major ishte i rëndësishëm për mua këtë herë. Dhe unë ende mendoj se ka një lojtar që e meritoi këtë çmim po aq sa unë – dev1ce. Unë do të bëj më të mirën për të arritur të njëjtat rezultate si ai. Nuk ka kufi për përsosmërinë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori