Dy javë përpara mbylljes së konkurseve, ndërrohen të gjithë anëtarët e komisioneve të kulturës në Maqedoni
Dy javë përpara përfundimit të afatit të Konkurseve me interes nacional në kulturë, Ministria e Kulturës ka zgjedhur anëtarët e rinj të komisioneve. Përveç tre-katër emrave të vjetër, si kryetarë dhe anëtarë janë përzgjedhur emra të rinj, si propozime të përbashkëta mes bashkëqeverisësve.
Ajo që bie në sy në përzgjedhjet e këtij viti është se tek komisionet si Mbrojtja e Trashëgimisë, Botimet, Figurativi, Folklori, Investimet dhe Bibliotekat do të kryesohen nga shqiptarë. Ndërsa anëtarë shqiptarë, një dhe deri në dy, ka në të gjitha komisionet. Këtë vit pjesa më e madhe e komisioneve kanë nga pesë anëtarë , me përjashtim të Muzeve, Bibliotekave, që numërojnë jo më shumë se tre anëtarë. Vitet e kaluara Botimet dhe Muzika, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe për rrjedhojë edhe të buxhetit më të lartë që u akordohet kanë qenë të vetmet komisione me nga pesë anëtarë, në vend të tre anëtarëve si në komisionet e tjera.
Edhe pse përzgjedhja e përbërjeve të reja të komisioneve nuk është komentuar nga Ministria e Kulturës, ndërprerja e mandatit të anëtarëve të mëparshëm ka ardhur si pasojë e reagimeve të shumta negative në opinion, pas shpalljes për dy vjet më radhë të rezultateve të konkurseve vjetore, por edhe vetë kaosit që u krijua brenda vetë komisioneve dhe konflikteve mes anëtarëve.
Përzgjedhja e anëtarëve do të vazhdojë sipas kësaj praktike me emra që propozohen nga vetë Ministria e Kulturës, deri në miratimin e Ligjit të ri të kulturës kur përbërjet e komisioneve do të formohen në bazë të konkurrimit të hapur. Konkurset në të shtatë kategoritë e konkurrimit – Arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit – Folklorit – Muzikës dhe aktivitetit muziko skenik – Dramës, Literaturës dhe botimit – Projekteve interdisiplinore – Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë shpallur më datë 17 të këtij muaji dhe do të zgjasin deri më mesditën e 17 nëntorit.
Ky është viti i dytë që aplikimi për Konkurset vjetore për realizmin e programit me interes nacional në kulturë realizohet në formë elektronike, por shqyrtimi i projekteve nuk do të bëhet sipas kësaj praktike, Çdo komision do të duhet që të printojë aplikimet e dorëzuara online në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, mënyrë kjo që nuk e përjashton mundësinë që mangësitë në dokumentacion të plotësohen më vonë. Personat juridik me përjashtim të institucioneve lokale mund të konkurrojnë me maksimum në dy veprimtari me maksimum 2 projekte në secilën veprimtari, që nënkupton se një shoqatë mund të konkurrojë me katër projekte në total, ndërsa individët mund të konkurrojnë maksimum në dy veprimtari me një projekt, ose në total me dy projekte. Sa i takon veprimtarisë së Botimit ku nuk vlejnë këto rregulla shoqatat mund të konkurrojnë me maksimum dhjetë projekte, ndërsa individët me një projekt.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City