LAJMI I FUNDIT:

Jason Momoa zhvishet gjatë transmetimit direkt në emisionin “Jimmy Kimmel Live”

Jason Momoa zhvishet gjatë transmetimit direkt në emisionin “Jimmy Kimmel Live”

Jason Momoa tregoi trashëgiminë e tij havajane në emisionin e famshëm “Jimmy Kimmel Live”.

Aktori i lindur në Honolulu u shfaq në emision mbrëmjen e së mërkurës për të promovuar filmin e tij të ri për fëmijë, “Slumberland”, në të cilin luan rolin e Flip-it, të jashtëligjshëm ekscentrik që ka për detyrë të udhëheqë një vajzë të re nëpër botën e ëndrrave.


Gjatë emisionit, Momoa diskutoi për tatuazhet e tij të reja dhe një fotografitë e fundit nga një udhëtim peshkimi që e tregonte atë mjaft të ekspozuar në veshje, shkruan The Independent.

Foto: ABC

Momoa i shpjegoi Jimmy Kimmelit se ai kishte veshur një “malo tradicionale – është ajo që veshin havaianët”. Një veshje malo është një këllëf i veshur nga burrat në Havai për raste ceremoniale.

“Më pëlqen të shkoj për peshkim, por ne kurrë nuk vishemi kështu”, tha prezantuesi me shaka. “Kjo është diçka. Dhe kjo është e rehatshme?”

“Në fakt nuk më pëlqen më as të vesh rroba. Unë jam në të çdo ditë. Unë e vesh atë gjatë gjithë kohës”, tha Momoa.

Foto: ABC

Duke konfirmuar se e kishte veshur edhe gjatë intervistës, aktori vazhdoi të zhvishej ndërsa orkestra e emisionit luante muzikë joshëse.

“Më lejoni t’ju them, kurrë nuk jam ndjerë më shumë si Danny DeVito sesa tani”, tha Kimmel ndërsa turma brohoriste për një Momoa të shfaqur gati gjysmë nudo.

Foto: ABC

Aktori flet rregullisht për prejardhjen e tij havaiane. Gjatë një interviste me CNN në vitin 2019, ai tha se përpiqet të bëjë vizita në Hawaii sa më shpesh që të mundet, sepse kjo i sjell dobi “shpirtit”.

“Për shpirtin tim më duhet të jem aty”, tha ai në atë kohë. “Nëse nuk jam duke punuar, përpiqem të shkoj atje”, ishte shprehur aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori