LAJMI I FUNDIT:

Greqia fut anije studimore në zonën detare të kontestuar me Shqipërinë, ish-Komandanti i Forcës Detare: Veprimi cenon të drejtën ndërkombëtare

Greqia fut anije studimore në zonën detare të kontestuar me Shqipërinë, ish-Komandanti i Forcës Detare: Veprimi cenon të drejtën ndërkombëtare

Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari ka njoftuar sot se Greqia ka nisur kërkimet për hidrokarbure në zonën e kontestuar detare midis dy vendeve.

Sipas Meçollarit, Greqia ka përfshirë në studim një anije norvegjeze “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator grek, “Vernicos Sifnos” dhe “Vernicos Skafi One”.

“Dje, në datën 8 nëntor 2022, rreth orës 11, anija studimore norvegjeze “Ramform Hyperion” ka hyrë dhe ka bërë studime në zonën e kontestuar detare të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive midis dy shteteve: Shqipërisë dhe Greqisë. Po ashtu në atë hapësirë detare ka hyrë dhe rimorkiatori grek “Vernicos Skafi One””, ka shkruar ai në postim në Facebook.


“Anija studimore norvegjeze “Ramform Hyperion” është gjendur dje ne 11:00 brenda zonës detare midis pikave ekstreme të vijave delimituese të marrëveshjeve të mëparshme të firmosura midis Italisë me Shqipërisë, si dhe Italisë me Greqisë dhe brenda zonës së kontestuar parashikuar nga Nota Verbale e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë të prill 2015″, ka sqaruar ai.

“Ky veprim i Greqisë cenon të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e mira midis dy shteteve. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë marrëveshje detare për delimitimin e hapësirave detare, duke përfshirë edhe shelfin kontinental”, ka theksuar Meçollari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori