LAJMI I FUNDIT:

Tupançevski: Modeli me të cilin u zgjodh Abazi kishte disa dobësi

Tupançevski: Modeli me të cilin u zgjodh Abazi kishte disa dobësi

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski nuk ka dashur të komentojë shumë për zgjedhjen e Islam Abazit për kryetar të ri të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Megjithatë, autoriteti ekzekutiv do të bëjë mirë t’i përmbahet kompetencave të tij. Nuk ka rëndësi se cila është zgjedhja. Ky është modeli i tretë ku po mundohemi të arrijmë modelin e duhur ku do të përjashtohen ndikimet e jashtme në lidhje me përzgjedhjen e personit të parë të Prokurorisë.

Modeli që po testojmë aktualisht ka shfaqur disa dobësi. Në të ardhmen ajo që duhet bërë është që ai model të mos zhvillohet plotësisht dhe nëse shtohen disa kritere shtesë në lidhje me zgjedhjen e prokurorit, mendoj se do të arrijmë rezultate më të mira dhe përzgjedhje më objektive”, tha Tupançevski.


Ministri theksoi se i ka parë fotot e Abazit me anëtarë të BDI-së dhe thotë se “koha do të tregojë nëse këto hipoteza dhe supozime pas zgjedhjes së tij kanë vërtet bazë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori