Dobësia strategjike e Gjermanisë: Ndikimi rus dhe hipokrizia e Berlinit në Ballkan e në Ukrainë
Gjermania ka hequr dorë nga çdo aspiratë për rolin e udhëheqësit në Evropë. Përgjigja e saj joadekuate kundrejt sulmit të Rusisë në Ukrainë e shfaqi Berlinin si pengesë të sigurisë evropiane më fort sesa si mbrojtësin kryesor të saj.
Politika gjermane është gjithashtu hipokrite; ndërsa shteteve të Ballkanit që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian i flet kundër korrupsionit, i mundëson Rusisë të depërtojë masivisht të në ekonominë dhe sistemin e vet politik.
Gjermania u bë fuqia kyç ekonomike e Evropës prej Planit Marshall të ShBA-së, i cili nisi një rindërtim masiv në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Ombrella ushtarake e Amerikës i dha Gjermanisë mundësinë të fokusohej në zhvillimin e vet ekonomik dhe të mos merrte ndonjë përgjegjësi për sigurinë e Evropës.
Fundi i Luftës së Ftohtë, u kuptua në Berlin në mënyrë naïve, si të ishte fundi i ndarjes dhe konfliktit Lindje-Perëndim. Kështu përfitimet mund të kërkoheshin edhe nga biznesi me Rusinë, që kinse po demokratizohej, pavarësisht interesave apo vlerave evropiane.
Qeveritë gjermane njëra pas tjetrës e hapën vendin ndaj ndikimit të shtetit rus, i cili depërtoi në të gjitha partitë kryesore politike, institucionet kombëtare, bankat, bizneset dhe korporatat energjetike. Rezultatet e këtij korrupsioni masiv rus ishin të dukshme në projektet energjetike si gazsjellësi Nord Stream dhe pastrimi i miliarda parash të pista ruse përmes bankave gjermane.
Pasojat e depërtimit të Moskës në politikën e jashtme gjermane u bënë më të dukshme gjatë luftës së zgjatur të Rusisë kundër Ukrainës. Berlini hezitoi të dërgonte armë në Kiev, gjoja nga frika se kjo mund të “provokonte” Moskën dhe të “përshkallëzonte” konfliktin. E vetmja parti që ka nxjerrë mësime praktike nga historia e nazizmit perandorak të Gjermanisë janë të Gjelbërit që deklarojnë se çdo regjim gjenocidal duhet të ndalet me forcë ushtarake sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pas disa muajsh presioni nga populli dhe partnerët e NATO-s, Berlini, më në fund, ka filluar të furnizojë Kievin me sistemet shumë të nevojshme të mbrojtjes ajrore, raketahedhës të shumtë dhe hauicër (artileri) vetëlëvizës.
Në vend që të merrte pozicionim strategjik, Berlini, gjithashtu, pati hezitime në vendosjen e sanksione të ashpra ekonomike kundër Moskës, duke pasur frikë nga ndikimi i tyre në sektorin e biznesit dhe ekonomisë së vet. Gjermania gjithashtu po shfaqet shumë e ngadaltë në ofrimin e mbështetjes ekonomike për Ukrainën.
Në një konferencë e G-7-ës në Berlin, mbajtur së fundmi për Ukrainën, nuk u shpreh asnjë premtim konkret për rindërtimin e pasluftës dhe, po ashtu, plan i ri Marshall që u propozua duket një perspektivë e largët, kryesisht për shkak të hezitimit gjerman. Uashingtoni beson se BE-ja duhet të marrë drejtimin ekonomik në ndihmë të Kievit, ashtu si ShBA ka marrë drejtimin ushtarak.
Ndihma e Gjermanisë ndaj Ukrainës, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), është e ulët në krahasim me atë të fqinjëve të saj lindorë dhe më të varfër. Polonia dhe Lituania i kanë premtuar Ukrainës gati gjysmën e një pikë përqindjeje të PBB-së së tyre, ndërsa Estonia dhe Letonia janë zotuar të japin thuajse një pikë përqindje. Krahasimisht, angazhimet e Berlinit kapin një 0.085 % mjerane të PBB-së.
Dështimet e Gjermanisë në Ukrainë pasqyrohen edhe në pamjaftueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar i Berlinit në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt, miratoi, së fundmi, reforma të diskutueshme në lidhje me vendet në Dhomën e Lartë të parlamentit të entitetit boshnjako-kroat, çfarë do të forcojë partitë nacionaliste, do të thellojë ndasitë etnike, do të inkurajojë separatizmin dhe ka të ngjarë të çojë në konflikte të armatosura.
Berlini është gjithashtu në ballë të përpjekjeve të BE-së për të përmbyllur një marrëveshje të njohjes reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por në praktikë, ai nuk ka arritur ta bindë Beogradin se perspektivat e Serbisë në BE janë të rrezikuara, në rast se ai nuk e njeh Kosovën. Në vend të kësaj, Berlini vijon të tolerojë politikat destabilizuese të qeverisë serbe pro-Kremlin të Aleksandër Vuçiqit, e cila synon të zhbëjë integritetin e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Berlini gjithashtu nuk ka arritur të implementojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, i cili promovon hegjemoninë rajonale të Serbisë.
Plani aktual gjermano-francez për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është gjithashtu i paqartë dhe mbetet aspiratë, e pa mekanizmat zbatuese, ai ka pak shpresa për sukses.
Vuçiq pretendon se plani i hartuar nga këshilltarët e kancelarit Scholz dhe presidentit Macron është i papranueshëm dhe bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë, sepse rekomandon që Kosova të anëtarësohet në OKB me miratimin e Beogradit. Ai nuk u ndikua as nga premtimet se Serbia do të përfitonte ndihmë financiare dhe një rrugëtim të përshpejtuar drejt anëtarësimit në BE.
Megjithatë, sipas Berlinit, edhe ky plan është një tjetër “bazë për tu diskutuar” dhe jo një recetë për marrëveshje përfundimtare.
Por, nëse Berlini së bashku me partnerët e tij evropianë nuk vendos afate dhe nuk ka pasoja për refuzimin e një zgjidhjeje dypalëshe, plani do të kulmojë në një tjetër humbje strategjike të Gjermanisë. /Gazeta “Dita”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje