LAJMI I FUNDIT:

Kompania e mbështetur nga Harvard prodhon një bateri EV e cila karikohet plotësisht në tre minuta

Kompania e mbështetur nga Harvard prodhon një bateri EV e cila karikohet plotësisht në tre minuta

Adden Energy, një kompani start-up, me bazë në Masaçusets dhe e mbështetur nga Harvard, ka zhvilluar një bateri për veturat elektrike, bateri kjo e aftë për t’u karikuar plotësisht në tre minuta dhe ka një jetëgjatësi prej rreth 20 vjetësh, që është më shumë se dyfishi i baterive aktuale.

Teknologjia e përdorur në bateritë e veturave elektrike ka marrë një licencë ekskluzive nga zyra e zhvillimit të teknologjisë në Harvard. Gjithashtu, startup-i ka marrë financim me shifër 5.15 milionë euro (5.15 milionë dollarë) nga Primavera Capital Group dhe nga Rhapsody Venture Partners & MassVentures, raporton Business Insider, transmeton Telegrafi.


Bateria e re është e bërë nga metali litium, në vend të litium-jonit që gjendet në makinat EV. Sipas studiuesve, bateria ka një dizajn të ndërlikuar të frymëzuar nga një sanduiç BLT, i cili tenton të parandalojë rritjen e dendriteve që rriten në bateritë litium-metalike dhe të reduktojë jetëgjatësinë e tyre.

Ky dizajn BLT parandalon depërtimin e dendriteve të litiumit duke i përmbajtur dhe kontrolluar ato. Kjo bateri është gjithashtu “vetë-shëruese”, e kjo do të thotë se dizajni dhe kimia e saj e lejojnë atë të mbushë vrimat e krijuara nga dendritet që rriten brenda baterive.

Tani, Adden Energy do të avancojë teknologjinë pasi ata kanë arritur 5,000 deri në 10,000 cikle ngarkimi në jetëgjatësinë e një baterie krahasuar me 2,000 deri në 3,000 cikle karikimi të baterive tradicionale EV. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist

Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist

Auto
Volvo

Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori