LAJMI I FUNDIT:

Podolski shënoi njërin nga golat më të bukur të këtij sezoni, befasoi të gjithë me goditjen nga më larg se gjysma e fushës

Podolski shënoi njërin nga golat më të bukur të këtij sezoni, befasoi të gjithë me goditjen nga më larg se gjysma e fushës

Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski ka shënuar një supergol gjatë ditës së sotme (e shtunë) në ndeshjen e skuadrës së tij Gornik Zabrze ndaj Pogon Szczecin.

Gornik Zabrze ka fituar në udhëtim te Pogon Szczecin me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e javës së 16-të në Superligën e Polonisë.


Megjithatë, vëmendjen e gjithë kësaj ndeshje e vodhi goli i fundit i ndeshjes.

Shënuesi i këtij goli ishte sulmuesi i njohur gjerman, Podolski, i cili befasoi të gjithë me goditjen e tij.

Podolski shënoi një gol të bukur nga më larg se gjysma e fushës, duke treguar klasin e tij dhe instinktin vrasës edhe në moshën 37-vjeçare.

Ky gol u shënua në minutën e 73-të dhe ishte i rezultatit përfundimtar 1-4.

Goli i gjermanit ka pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi/