Të mërkurën është mbajtur takimi nismëtar për themelimin e klubit Rotary më të ri në Kosovë.
Dhe në këtë takim, të pranishëm ka qenë edhe Rotary Club Peja, i cili ka bërë të ditur se me kënaqësi ka pranuar kërkesën për të qenë sponsor i këtij klubi.
Siç është bërë e ditur përmes një njoftimi, përkrahje kësaj iniciative i është dhënë edhe nga PDG Radu Popescu, Përfaqësuesi special i Presidentes së Rotary International për Shqipëri dhe Kosovë.
“Në këtë takim anëtarët themelues të Rotary Club Peja, ndanë përvojën e tyre me pjesëmarrësit për rolin e Rotary-t në krijimin e miqësive të reja dhe mundësive të shumta për bashkëpunim dhe ndihmë në komunitet. Roli i Rotary Club Peja për zgjerimin dhe shtrirjen e Rotary-t në Kosovë është duke vazhduar që nga pranimi i Kosovës në Rotary International”, thuhet në njoftim.
Në fund Rotary Club Peja inkurajon liderët në biznes dhe profesion të konsiderojnë mundësinë për anëtarësim në klubin më të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251