LAJMI I FUNDIT:

Kjo statujë e lashtë greke me ‘një grua që përdor laptopin’ është një ‘provë e udhëtimit në kohë’?!

Kjo statujë e lashtë greke me ‘një grua që përdor laptopin’ është një ‘provë e udhëtimit në kohë’?!

Janë bërë disa pretendime të çuditshme ku thuhet se një statujë e lashtë greke që tregon një grua “duke përdorur një laptop” është një “provë e udhëtimit në kohë”.

Ekspertët kanë diskutuar për një teori konspirative mbi një statujë që shfaqë një grua duke përdorur një laptop modern – në të cilin ndodhen edhe disa porte për USB.

Këto spekulime të bëra pretendojnë se “prova” e udhëtimit në kohë ishte skalitur në 100 para erës sonë, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.


Kjo statujë e bërë prej mermeri afro 1 metër e gjatë – e quajtur “Varri Naiskos i një gruaje të vendosur në fron me një shoqëruese pranë saj” – shfaqet në Muzeun J. Paul Getty në Malibu të Kalifornisë.

Skulptura në fjalë, e përshkruan një grua të ulur në një kolltuk ndërsa një skllave qëndron përpara saj, duke mbajtur lart një kuti të hollë të palosshme.

Zonja e skalitur në këtë statujë mund të shihet duke prekur majën e kutisë, ndërsa sytë e saj prej mermeri vështrojnë pjesën e sipërme të saj.

Megjithatë, disa njerëz kanë pohuar se kutia në fjalë, në të vërtetë është ekrani i një laptopi, pasi anash saj ka dy vrima që i ngjajnë një porti për USB, ose një porti hyrës për kabllo të tjera. /Telegrafi/