LAJMI I FUNDIT:

Rimac Nevera mati forcat me Lamborghini Aventador SVJ

Rimac Nevera mati forcat me Lamborghini Aventador SVJ

Rimac Nevera nuk është vetëm një superveturë e shpejtë elektrike, por edhe paraqet një “zhanër krejt tjetër të shpejtësisë”.

Kryevepra kroate ka matur forcat me Lamborghini Aventador SVJ. Top Gear ka realizuar garën, ku prapa timonit të Neveras qëndroi Chris Harris, transmeton Telegrafi.

Kjo hiperveturë ka katër motorë elektrikë, nga një për çdo rrotë, e në total prodhojnë 1.914 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 1.97 sekonda, kurse atë deri në 300 kilometra në orë për 9.3.


Pistën prej 402 metrave e përshkon për 8.6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 412 kilometra në orë.

E pavarësisht të dhënave mbresëlënëse, nga kompania Rimac Automobili kanë porositur se akoma ka vend për përmirësime. Planifikohet prodhimi i vetëm 150 njësive.

Në anën tjetër, Aventadorin SVJ e vë në lëvizje motori 6.5 litërsh V12 që prodhon 759 kuaj-fuqi. Sipas të gjitha standardeve është e shpejtë, por ka qenë edhe Aventadori më i shpejtë deri në ardhjen e modelit Aventador Ultimae.

Shpejtësia maksimale e Aventador SVJ është 352 kilometra në orë. /Telegrafi/