LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë dhe Han të Elezit

Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë dhe Han të Elezit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka njoftuar se ka konfiskuar para të falsifikuara në Prishtinë dhe Han të Elezit.

Sipas raportit të policisë në Prishtinë kanë qenë dy raste kurse në Han të Elezit një rast.


Në Prishtinë policia ka konfiskuar 150 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në rastin e parë i dyshuari mashkull ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte bërë një pagesë me një kartëmonedhë me vlerë rreth 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kurse në rastin e dytë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një monedhë prej 50 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Han të Elezit nuk është bërë e ditur shuma e parave të konfiskuara.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë deponuar para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/