LAJMI I FUNDIT:

Paratë 100 dhe 2 euroshe më të falsifikuarat në Kosovë, eksperti tregon si t’i vëreni ato

Paratë 100 dhe 2 euroshe më të falsifikuarat në Kosovë, eksperti tregon si t’i vëreni ato

Numri rasteve të parave të falsifikuara të cilat qarkullojnë në tregun e Kosovës po shënon rritje dhe në këtë drejtim prijnë kartëmonedhat në vlerë 100 euro dhe monedhat 2 eurosh.

Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Kosovës për Forenzikë, zëvendësdrejtori i së cilës, Milazim Tahirukaj, ka treguar se në periudhën janar-shtator kanë verifikuar 617 monedha si false, ku ka dominuar ajo në vlerë 100 euro, apo 299 herë, pasuar nga 50-shja 144 herë dhe 500-shja në 74 raste.

Sa i përket monedhave, Tahiraukaj ka treguar se kanë verifikuar 9,309 raste – ku prej tyre 7,534 kanë qenë monedha në vlerë 2 euro.


Ai gjithashtu ka treguar se si është më së lehti të vërtetohet se si një para është e falsifikuar.

“Kartëmonedha është e ndërtuar me tiparet e saj siguruese, si brumë është 98 për qind e lagshtë. Ka shenja ujore, fijet sintetike dhe perin e sigurisë. Në dritë transmetuese vërehet shenja ujore dhe peri i sigurisë. Tek to është edhe pjesa integro, apo pjesa gërvishtëse. Këto janë tiparet e parasë origjinale”, ka thënë Tahirukaj në Klan Kosova, duke treguar se nëse ndonjëri prej këtyre tipareve i mungon një kartëmonedhë, atëherë ajo nuk është origjinale.

“Tek monedhat e metalta, ato origjinale kanë veti magnetike. Monedhat false nuk kanë veti magnetike”.

Kurse sa i përket origjinës, Tahirukaj ka theksuar se në tregun kosovar më së shumti para falso hyjnë nga Bullgaria.

“Jemi anëtarë të ekspertëve evropianë si agjenci. Edhe Komisionin Evropian e furnizojmë çdo tre muaj me statistika për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Me verifikimin e klasës, bëhet edhe identifikimi burgimit. Rastet më së shumti janë me origjinë nga Bullgaria, pastaj Italia…”.

“Sa i përket veprimtarive, edhe sipas përshkrimit të policisë, vendet me më potencial për t’u lëshuar paratë falso janë ato ku ka më tepër errësirë, si pompat e derivateve dhe klubet e natës”, është shprehur Tahirukaj.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ka treguar Tahirukaj, se organizon trajnime me bankat komerciale në mënyrë që të lehtësohet verifikimi i parave false. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori