LAJMI I FUNDIT:

Rreth 100 të lënduar pas ikjes në turmë në Seul – pamjet tregojnë njerëzit e shtrirë në rrugë me probleme të frymëmarrjes

Rreth 100 të lënduar pas ikjes në turmë në Seul – pamjet tregojnë njerëzit e shtrirë në rrugë me probleme të frymëmarrjes

Rreth 100 persona u lënduan dhe një numër i papërcaktuar njerëzish dyshohet se humbën jetën pasi u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it në Seul, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Choi Cheon-sik, një zyrtar nga Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tha se rreth 100 njerëz u raportuan si të lënduar gjatë turmës në mbrëmjen e së shtunës në distriktin Itaewon dhe rreth 50 po trajtoheshin për arrest kardiak që nga e diela herët (koha lokale në Korenë e Jugut).


Choi tha se besohej se njerëzit u shtypën për vdekje pasi një turmë e madhe filloi të shtyhej përpara në një rrugicë të ngushtë pranë Hotel Hamilton, një vend i madh feste në Seul.

Ai tha se më shumë se 400 punonjës të urgjencës dhe 140 automjete nga i gjithë vendi, duke përfshirë të gjithë personelin në dispozicion në Seul, u vendosën në rrugë për të trajtuar të lënduarit.

Zyrtarët nuk dhanë menjëherë një numër të viktimave, pasi ende nuk është konfirmuar nga spitalet.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tha veçmas në një deklaratë se zyrtarët ende po përpiqeshin të përcaktonin numrin e saktë të pacientëve të urgjencës.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit e shtrirë në rrugë derisa ekipet e urgjencës po i jepnin ndihmën e parë, pasi kishin probleme me frymëmarrje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori