LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i famshëm i CS:GO G2 ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre

Ekipi i famshëm i CS:GO G2 ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre
(Foto: HLTV)

Skuadra evropiane G2 ka vendosur të shkarkojë trajnerin francez nga detyrat e tij pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Majorin e CS:GO në Brazil.

G2 janë vendosur të largojnë Remy “⁠XTQZZZ⁠” Quoniam nga pozicioni i trajnerit të ekipit, sipas një raporti nga 1pv.fr, ky ndryshim do ti jap fund mandatit 10 mujor të trajnerit me skuadrën pas bashkimit në janar nga Vitality .


Raporti vjen pak më shumë se dy javë pas dështimit të ekipit për t’u kualifikuar në IEM Rio 2022 Major pas ecurisë së tyre 1-3 në RMR Evropian në Maltë në fillim të tetorit.

XTQZZZ iu bashkua organizatës G2 në janar të 2022 për të zëvendësuar Damien “⁠maLeK⁠” Marcel.

Ekipi G2 do të ketë gati një muaj për të gjetur zëvendësimin e XTQZZZ, pasi ngjara e tyre e ardhshme ku do të marrin pjesë do të jetë Blast Premier Fall Finals, e cila do të zhvillohet në fund të nëntorit.

Ndryshimi i raportuar nga 1pv.fr ende nuk është konfirmuar nga ekipi G2.

Ky është formacioni i ekipit G2 për momentin:

Rasmus “⁠HooXi⁠” Nielsen

Justin “⁠jks⁠” Savage

Ilya “⁠m0NESY⁠” Osipov

Nikola “⁠NiKo⁠” Kovac

Nemanja “⁠huNter-⁠” Kovac

/Telegrafi/