LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët nuk bien në ‘grackën’ e mësuesit – habisin me njohuritë e tyre për energjinë solare

Fëmijët nuk bien në ‘grackën’ e mësuesit – habisin me njohuritë e tyre për energjinë solare

Dielli është burimi kryesor i pjesës më të madhe të energjisë së gjetur në tokë! Për më shumë, energjia e krijuar nga dielli apo siç njihet ndryshe energjia solare, për dallim nga burimet tjera të energjisë ka ndikimin më të vogël negativ në mjedis. Pra, është energji krejtësisht e pastër!

E Kosova për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ka ditë të gjata e të ngrohta me diell gjatë pjesës më të madhe të vitit. Në njërën prej këtyre ditëve, mësuesi fton nxënësit për një shëtitje në natyrën e Kosovës. Pas shëtitjes së parë (ekspeditës erërore), ku nxënësit e befasojnë mësuesin me njohuritë e tyre rreth energjisë së krijuar nga era, kësaj radhe mësuesi mundohet t’i kap në befasi ata duke pretenduar se nuk ka njohuri rreth energjisë solare, por sërish mbetet i befasuar.

Për më shumë fëmijët i spjegojnë mësuesit se një shtëpi mund t’i përmbushë të gjitha nevojat e saj për energji elektrike, me vetëm dhjetë panele solare. Kësisoj përpos që kursen financiarisht, kursen edhe mjedisin e natyrën.

Përderisa natyra na ka dhuruar energjinë më të pastër dhe të shëndetshme të krijuar nga rrezet e diellit, na takon neve si qytetarë dhe politikbërës që ta ripërdorim atë në krijimin e energjisë më të pastër, shëndetshme dhe të qëndureshme.

Bashkimi Evropian në Kosovë – Për Energji të Mirë

Artikull i sponzorizuar