LAJMI I FUNDIT:

Kina mund ta shfrytëzojë raportin me Rusinë, për ta parandaluar luftën bërthamore

Kina mund ta shfrytëzojë raportin me Rusinë, për ta parandaluar luftën bërthamore
Russian President Vladimir Putin speaks with Chinese President Xi Jinping before an extended-format meeting of heads of the Shanghai Cooperation Organization summit (SCO) member states in Samarkand, Uzbekistan September 16, 2022. Sputnik/Sergey Bobylev/Pool via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Nga: Zhou Bo (ish-kolonel në Ushtrinë Çlirimtare Popullore, tani bashkëpunëtor në Qendrën për Siguri dhe Strategji Ndërkombëtare në Universitetin Tsinghua dhe ekspert i Forumit të Kinës) / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

A do t’i përdor Putini armë bërthamore në Ukrainë? Kjo pyetje një miliard dollarëshe ka rëndësi jo vetëm për Kievin dhe Evropën, por edhe për Kinën. Deri tash Pekini ka shkelur nëpër një linjë të kujdesshme mes Rusisë – partnerit të saj strategjik – dhe Ukrainës që është partner i rëndësishëm tregtar. Gjatë samitit të Samarkandit në shtator, Vladimir Putini e falënderoi Kinën për “pozitën e saj të ekuilibruar” në konfliktin e Ukrainës.

Por, nëse Moska vendos t’i përdor armët taktike bërthamore kundër Ukrainës, Kina vështirë se mund ta mbajë edhe më tutje pozicionin e tillë. Deklarata e përbashkët mes Pekinit dhe Kievit, në dhjetorin e vitit 2013, ishte e pajtimit se Kina nuk do t’i përdor e as nuk do të kërcënojë me përdorim të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe, më e rëndësishmja, do të ofrojë garanci sigurie në rast të ndonjë kërcënimi të tillë nga një palë e tretë.


Prandaj, retorika intensifikuar e Putinit po e shton rrezikun për Pekinin. Muajin e kaluar tha se “me të gjitha mjetet” do të jetë gati të mbrojë “integritetin territorial” të Rusisë. Nëse ushtria e tij po lufton në fushën e betejës – në zonat e tilla si Harkivi, ku forcat ukrainase po rimarrin territorin e humbur – atëherë vetëm se shtohen gjasat që Rusia të jetë gati të vendos për raketat taktike bërthamore.

Kina deri tash është përmbajtur nga ofrimi i ndonjë ndihme ushtarake për Rusinë. Por, duke pasur parasysh ndikimin e madh të Pekinit në Moskë, në mënyrë unike është e vendosur për të punuar më shumë për të parandaluar konfliktin bërthamor.

Së pari, Pekini duhet t’i thotë Moskës ta respektojë deklaratën e përbashkët të janarit, të pesë fuqive bërthamore, se “lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”. Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë dhe kërcënimi i Ukrainës – që zgjodhi të heq dorë nga armët e veta bërthamore – tashmë ka njollosur reputacionin e saj. Do të ishte edhe më e tmerrshme nëse Putini do ta ndiqte kërcënimin kundër qytetarëve ukrainas, të cilët i kishte përshkruar më parë si “praktikisht një popull” me rusët.

Së dyti, Pekini duhet t’ia bëjë të qartë Kremlinit se përdorimi i armëve bërthamore në fushën e betejës, do ta vë Kinën në situatë shumë të vështirë. Pekini për më shumë se gjysmë shekulli e ka mbështetur politikën “të mos i përdor e para” armët bërthamore. Derisa politikat tjera të mbrojtjes kanë ndryshuar, kjo mbeti në vend, ndaj Kina krenohet se mes fuqive bërthamore ka strategjitë që janë më të forta, më të qëndrueshme dhe më të parashikueshme bërthamore.

Gjëja e fundit që Pekini dëshiron tash është marrëdhënia e keqe me kryeqytetet evropiane. Në një kohë kur ShBA-ja po e shton konkurrencën e saj me Kinën, është veçanërisht e rëndësishme që Evropa të mos e marrë gjithmonë anën e Amerikës. Putini ka pranuar se Pekini kishte “pyetje dhe brenga” në lidhje me pushtimin e Rusisë – por, nëse i përdor armët bërthamore, atëherë përgjigja e Pekinit do të shkojë përtej pyetjeve dhe brengave. A mund të mbetet Kina neutrale në rast të protestave ndërkombëtare kundër Moskës? Dhe, a mund të abstenojë Pekini nga një votim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon Rusinë për veprimet e saj?

Së fundi, Pekini mund të luajë rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe NATO-s. Për shembull, NATO mund të premtojë të ndalojë çdo zgjerim të mëtejshëm, në këmbim që Moska të pranojë të mos i përdor armët bërthamore. Një kompromis i tillë do ta shpëtonte fytyrën e të dyja palëve. Gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, presidenti i ShBA-së, John F. Kennedy, dhe lideri sovjetik Nikita Hrushovi, arritën një marrëveshje të ngjashme: sovjetikët do t’i çmontonin raketat e tyre balistike në Kubë, në këmbim të një zotimi se ShBA-ja nuk do ta pushtojë më Kubën. Fshehurazi, Amerika gjithashtu ra dakord t’i çmontonte të gjitha raketat balistike Jupiter, me rreze të mesme, që u vendosën në Turqi për përdorim të mundshëm kundër Rusisë.

Meqenëse shqetësimi kryesor i Moskës ka qenë zgjerimi i NATO-s, Putini mund ta ketë këtë opsion që ia vlen të merret në konsideratë. Do t’ia vlente të merrej parasysh edhe nga NATO. Zgjerimi i aleancës përballë paralajmërimeve të Kremlinit, ka ndihmuar në shtyrjen e Evropës drejt pragut të një konflikti bërthamor. Putini ka të drejtë të konkludojë se kjo është luftë midis Rusisë dhe Perëndimit dhe jo mes Rusisë dhe Ukrainës. Si gjest i vullnetit të mirë, NATO mund të zotohet të mos përdor armët bërthamore fillimisht kundër Rusisë, ose brenda sferës së ndikimit të Moskës.

Në një dokumentar të vitit 2018, Putini pyeti: “Pse na duhet një botë pa Rusinë në të”? Përgjigja duhet të jetë: “Por, ku është Rusia pa botën”? Nëse Putini e hap tash Kutinë bërthamore të Pandorës, që u mbajt mbyllur edhe gjatë Luftës së Ftohtë, ky do të ishte moment i marrëzisë së pafund. Kina mund të ndihmojë botën thjesht duke i thënë Putinit: mos i përdor armët bërthamore, z. President. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Do nominojmë Gjestin dhe Eglin", banorët thyejnë rregullat duke diskutuar për nominimet në rast se iu bie Kutia e Pandorës

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

Ekonomi
Kalo në kategori