LAJMI I FUNDIT:

Mjekët dëshmuan në gjykimin për vrasjen e hendbollistit kroat në Shkup: Pacientë është sjellë pa shenja jete

Mjekët dëshmuan në gjykimin për vrasjen e hendbollistit kroat në Shkup: Pacientë është sjellë pa shenja jete

Edhe sikur të dinim për lëndimin e shtyllës kurrizore, kursi i trajtimit do të mbetej i njëjtë, tha Maja Mojsova Miovska, mjeke nga Klinika e Anestezisë dhe Reanimacionit në lidhje me mjekimin e hendbollistit Denis Tot, i cili u pranua në klinikë më 7 prill 2022 pasi u rrah për vdekje para një diskoteke në parkun e qytetit në Shkup.

Mojsova Miovska në pyetjen e mbrojtjes sot para gjykatës tha se ka marrë pjesë në mjekim që nga dita që, siç tha, “praktikisht është i 7-ti dhe e nesërmja 8, deri në momentin kur realisht nuk kemi humbur jetën njerëzore”.

Sipas saj, shkak i vdekjes është përgjithësisht ndërprerja e zemrës apo frymëmarrjes.

Fatkeqësisht, ne jemi anesteziologë dhe nuk kemi një mjet që mund të na japë njohuri se cili është shkaku kryesor i vdekjes, nuk kishim asnjë të dhënë në atë kohë”, tha ajo.

E pyetur se çfarë lëndimesh të jashtme janë vërejtur gjatë pranimit, është përgjigjur se nuk kanë parë asgjë në zonat e dukshme që do të shpjegonte gjendjen e arrestit kardiak dhe ndalimit të frymëmarrjes.

“Deri në momentin që pacienti ka ndërruar jetë, nuk kemi pasur asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me atë pacient, tha ajo.

Me propozim të mbrojtjes sot dëshmoi edhe mjekja Biljana Andonovska, po ashtu nga KRMI, e cila para gjykatës deklaroi se i është bashkuar mjekimit ditën e vdekjes së viktimës.

“Pacienti është sjellë pa shenja jete dhe pa veprim kardiak, është aplikuar mbështetje jetësore elementare dhe e avancuar, tha ajo.

E pyetur për shkakun e vdekjes, ajo u përgjigj se nuk ishte nxjerrë asnjë përfundim.

“Informacionet fillestare ishin se ai u rrëzua në një kafene, u krye një reanimacion i gjatë, u bë diagnostikimi kompjuterik, u thirrën të gjitha specialitetet që menduam se mund të ndihmonin, u bënë një sërë analizash biokimike dhe mikrobiologjike, pacienti gjatë gjithë trajtimit ishte i mbështetur në respirator dhe hemodinamikisht, tha ajo, duke shtuar se duke pasur parasysh paqartësinë për shkakun e vdekjes, pacienti është dërguar në mjekësi ligjore.

E pyetur nëse dihej për dëmtimin e shtyllës kurrizore, ajo u përgjigj se sipas diagnozës fillestare që është bërë, siç tha ajo, “nuk kishim një përshkrim të tillë në dokumentacionin që kishim për inspektim”.

Prokurorja Tanja Trajçevska në seancën e sotme paraqiti dëshmi materiale – xhirime të Rentgenit nga i dëmtuari Denis Tot, përgatitur nga Mjekësia ligjore.

Prokuroria themelore publike Shkup i ndjekë të akuzuarit Anxhelo GJorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi penal.

Në pajtim me aktakuzën, të akuzuarit ngarkohen se më 7 prill, para klubit të natës në Parkun e Qytetit në Shkup, bashkarisht e privuan nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.

“Pas një zënke të shkurtë, që të tre i shkaktuan disa goditje dhe lëndime të rënda trupore prej të cilave tek i dëmtuari fillimisht u krijua gjendja e komës, ndërsa ditën tjetër ndërroi jetë”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria të shpallur më 21 korrik të këtij viti.

Procesin e udhëheqë gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Tanja Trajçevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit

Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit

Lajme
Kalo në kategori