LAJMI I FUNDIT:

Steam kalon shifrën rekorde prej 30 milionë përdoruesve të njëkohshëm

Steam kalon shifrën rekorde prej 30 milionë përdoruesve të njëkohshëm

Steam e theu një rekord të rëndësishëm historik gjatë fundjavës që lamë pas. Portali i lojërave regjistroi mbi 30 milionë përdorues të njëkohshëm për herë të parë. Rreth pasdites së djeshme, 30,032,005 milionë lojtar ishin duke e përdorur platformën.

Shumica prej tyre mund të kenë qenë duke e shijuar kohën e lirë që e kanë gjatë fundjavës për t’i luajtur lojërat e tyre favorite në kompjuterë, por një numër i madh gjithashtu mund të kenë qenë të zënë brenda komunitet të lojtarëve, ose duke shfletuar dhe blerë lojëra të tjera përmes vitrinës virtuale.

Gjatë fundjavave të vitit 2022, përdoruesit e njëkohshëm të Steam zakonisht kishin shifra të larta prej 27 deri në 29 milionë përdorues. Shifra e fundit më e lartë arrinte numrin prej 29,986,681 përdoruesve brenda platformës, e kjo kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2022, raporton tomshardware.com, transmeton Telegrafi.


Shifrat historike dhe rekorde të përdoruesve të njëkohshëm që u thyen nga Steam

Sidoqoftë, siç e dimë të gjithë, moti më i mirë në hemisferën veriore do të thotë që njerëzit dalin më shumë gjatë fundjavës, duke lënë “strofkat” e tyre të lojërave ose “kështjellat e vetmisë” për të mbledhur pluhur. Nata po fillon përsëri të afrohet më herët, dhe me këtë, shifrat e përdoruesve të njëkohshëm të Steam kanë kaluar tashmë ato 30 milion momente, edhe para se të arrinim Halloween.

Platforma e kompjuterëve është e jashtëzakonshme për disa gjëra, si shkathtësia e saj, potenciali për sasi masive të fuqisë përpunuese të CPU dhe GPU dhe shumë të tjera. Megjithatë, këto të dhëna të fundit të Steam ilustrojnë qëndrueshmërinë e tyre përballë konkurrencës më të mirë nga konzolat, celularët dhe platformat e lojërave të transmetimit.

Më në fund, urime për Steam dhe ne presim me padurim shifrat historike të përmendura më lartë – ndoshta vetëm pas Krishtlindjeve, e pastaj deri para se të rikthehet moti i mirë në 2023. /Telegrafi/