LAJMI I FUNDIT:

Autobusi përplaset me kamion, 15 persona humbin jetën në Indi

Autobusi përplaset me kamion, 15 persona humbin jetën në Indi

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur sot në shtetin indian duke shkaktuar viktima dhe shumë të lënduar.

Të paktën 15 persona humbën jetën kur një autobus u përplas me një kamion në një autostradë në Indinë qendrore, tha sot policia lokale, raporton aa.

Të paktën 40 persona të tjerë u plagosën në aksidentin, i cili ndodhi në distriktin Rewa të shtetit indian të Madhya Pradesh të premten vonë mbrëma, shtoi policia.


Kishte 60 pasagjerë në autobus kur ai u përplas me një kamion, i cili ishte përplasur me një kamion tjetër në autostradë pak më parë, tha oficeri i policisë lokale Navneet Kumar.

Ai shtoi se shumica e pasagjerëve ishin punëtorë që udhëtonin në shtëpi nga shteti verior i Uttar Pradesh për të festuar festivalin hindu të dritave, Diwali.

India ka një nga normat më të larta të vdekjeve në botë, me qindra mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Kalo në kategori