Prej sot normalizohet qarkullimi i autobusëve në Shkup, sigurohen pagat e punëtorëve
Të gjithë autobusët e NQP-së janë rikthyer në rrugët e kryeqytetit, pasi Bashkia e Shkupit ka siguruar paga për punëtorët. Këshilli i Bashkisë së Shkupit mori vendim për bartjen e mjeteve për pagesën e pagave për punëtorët, ndërsa kryetarja Danella Arsovska kërkoi shlyerjen e borxheve të institucioneve ndaj NQP-së, por edhe përgjegjësi nga menaxhmenti dhe të gjithë ata që kontribuan në gjendjen e keqe në ndërmarrjen.
Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e djeshme të jashtëzakonshme njëzëri e votoi vendimin për ndarjen e subvencioneve për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike – Shkup, me të cilin praktikisht mundësohet pagimi i pagave për punëtorët e kompanisë dhe ndërpritet protesta e shoferëve për shkak të së cilës sot transporti publik në qytet nuk funksionoi. Kryetarja Arsovska kërkoi të shlyhen borxhet e të gjitha institucioneve që i kanë borxh kompanisë.
“Këshilltarët e votuan vendimin me shumicë të plotë. Ajo që më gëzon është se më në fund shohim një konsensus për një çështje. Është se ajo që ndodhi në 30 vitet e kaluara në një nga ndërmarrjet publike dhe e cila u rrënua, praktikisht tani kemi një konsensus që më në fund duhet ndihmuar, tha në deklaratë për mediat kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Ajo shtoi se me vendimin e seancës së këshillit të qytetit do të sigurohen mjete që do të jenë zëvendësim për ato mjete të planifikuara që nuk janë shlyer nga Qeveria, përkatësisht MASH dhe komunat.
“Kjo do të sigurojë që praktikisht deri në fund të vitit të mos kenë probleme të tilla si ajo që ndodhi me vonesën e pagës së këtij muaji për pesë ditë”, tha Arsovska.
Kryetarja tha gjithashtu se do të kërkohet përgjegjësi adekuate, siç tha ajo, për gjendjen e rëndë financiare në të cilën është futur kjo kompani publike dhe borxhet miliona dollarëshe që ka krijuar. Sipas saj, bëhet fjalë për borxhe që kanë më shumë se një dekadë.
Në lidhje me pyetjen se kur do të paguhen pagat e punëtorëve në NQP, Arsovska tha se Bashkia e Shkupit është duke e përfunduar procedurën dhe se mjetet do të lirohen, siç tha ajo, dje ose sot, varësisht nga Ministria e Financave.
Ajo po ashtu theksoi se deri më tani ka pasur raste kur është vonuar jo vetëm pas pesë ditësh, por edhe pas shumë ditësh, kështu që asnjëherë nuk është ndalur transporti publik për qytetarët e Shkupit.
Lidhur me paraqitjen e paralajmëruar të kallëzimit penal kundër personave që pengojnë funksionimin e rregullt të NQP-së, Arsovska u përgjigj se ajo që është paralajmëruar do të respektohet në vazhdimësi.
Kryetari i Sindikatës për komunikacion dhe lidhje në NQP, Miqo Stojanovski, tha se me daljen nga zyra e kryetarit të komunës pas arritjes së marrëveshjes para mbledhjes së Këshillit, për vendimin janë njoftuar punëtorët e dy bazave të autobusëve dhe të gjithë autobusët e NQP-së kanë tashmë janë lëshuar në rrugët e Shkupit
Është arritur marrëveshje për pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes qarkulluese publike dhe autobusët e NQP-së tashmë do të fillojnë të qarkullojnë, ka konfirmuar dje për AIM kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miço Stojanovski.
“Transferimi i parave është bërë. Paga do të shpërndahet nesër. Autobusët fillojnë të qarkullojnë”, tha Stojanovski për AIM.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova