LAJMI I FUNDIT:

Si e përballon Ibrahimovici gjimnastikën: Aktorja 84 vjeçare testoi aftësitë e tij

Si e përballon Ibrahimovici gjimnastikën: Aktorja 84 vjeçare testoi aftësitë e tij
(Foto: Instagram/Screenshot/iamzlatanibrahimovic)

Zlatan Ibrahimovic është bashkuar me fituesen e Oscarit, Jane Fonda, për një reklamë të re veshjesh sportive të H&M dhe videoja e adhurueshme tregon aktoren duke e sfiduar atë në një orë gjimnastike.

Në video, futbollisti “bëhet” nxënës i Jane Fondas dhe ndjek orën e saj të gjimnastikës, për të cilën aktorja në fakt u bë e famshme gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar.


Të shohësh Zlatanin, një lojtar gati dy metra të gjatë, duke i mësuar ushtrimet e fitnesit nga një 84 vjeçare, është një pamje mjaft zbavitëse.

Në videon e xhiruar në një dhomë hoteli luksoz, Ibrahimovic shfaqet me veshje sportive të gjigantit suedez të modës, duke promovuar kështu linjën e re H&M Move, e krijuar në bashkëpunim me Fonda për gamën më të gjerë të aktiviteteve fizike.

Diva e Hollywoodit telefonon Zlatanin në telefon, duke e sfiduar të praktikojë dhe të bëjë nxehjen. Sulmuesi i Milanit nuk heziton t’i tregojë trajneres së “pamëshirshme” se çfarë mund të bëjë, përfshirë edhe driblimin me mollë.

“Jo keq për dikë në moshën tënde”, thotë Jane pasi futbollisti demonstron aftësitë e tij dhe ‘duron’ stërvitjen e saj kërkuese. /Telegrafi/