LAJMI I FUNDIT:

Bugatti sjell orën inteligjente sportive, kushton 2500 euro

Bugatti sjell orën inteligjente sportive, kushton 2500 euro

Bugatti u bashkua edhe një herë me prodhuesin austriak të orëve inteligjente dhe prezantoi një seri të kufizuar të orëve të dorës të destinuara për atletët dhe aventurierët me “xhepa të thellë”.

Tregu i orëve inteligjente është rritur në mënyrë drastike vitet e fundit dhe ka vënë në dispozicion teknologjitë e avancuara për një segment më të gjerë të popullsisë.

Kur bëhet fjalë për Bugatti dhe VIITA, nocioni i disponueshmërisë duhet të merret me rezervë.


Bugatti Carbone Limited Edition është ora e parë inteligjente e bërë tërësisht nga karboni. Kështu, pavarësisht instalimit të një baterie më të madhe me kapacitet 540 mAh (+22%), masa tani është 13 për qind më e vogël.

Në përdorim normal, bateria zgjat 15 ditë dhe me GPS vazhdimisht ndezur, kohëzgjatja bie me disa ditë, sipas Bugatti.

Sensori GPS është jashtëzakonisht i saktë, kështu që të dhënat nga ora mund të përdoren në telemetri në pistë ndërsa pronari garon në Bugatti.

Ai përdor një sensor të dyfishtë për të matur rrahjet e zemrës dhe ofron absolutisht të gjitha funksionet si orët më të mira sportive, nga rekomandimet për pushim dhe stërvitje deri te mosha biologjike dhe niveli i stresit.

Është i papërshkueshëm nga uji deri në 100 metra.

Le të përmendim edhe ekranin. Është një ekran Amoled i ndjeshëm ndaj prekjes me një rezolucion prej 390×390 piksele. Mbështet 16.7 milionë ngjyra dhe ndodhet nën një kristal safiri.

Ndryshe, ora do të shitet në numër të kufizuar prej vetëm 2500 kopjesh gjersa kushton 2500 euro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Teknologji
A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjenca Artificiale?

A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjenca Artificiale?

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Kalo në kategori