LAJMI I FUNDIT:

Takohen Ahmeti dhe Thaçi, diskutojnë për çëshjet politike në vend

Takohen Ahmeti dhe Thaçi, diskutojnë për çëshjet politike në vend

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi dje kanë realizuar takim në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, ku kanë diskutuar për çështjet aktuale politike.

Nga PDSH thonë se në takim Menduh Thaçi ka potencuar rëndësinë e ndryshimit të nenit të Kushtetutës së RMV-së për 20 përqindëshin në lidhje me shqiptarët.

“Dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Me këtë rast Menduh Thaçi e informoi Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku formulimi matematikorë 20 % në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe)”.


“Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjërë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thuhet në njoftimin e PDSH-së./Telegrafi/