LAJMI I FUNDIT:

Crowe u paraqit në Romë me dashurën 27 vjet më të re

Crowe u paraqit në Romë me dashurën 27 vjet më të re
(Foto: Twitter/Getty)

Russell Crowe është shfaqur në tepihun e kuq në Romë me të dashurën e tij të re, Britney Theriot (31).

Ata morën pjesë së bashku në premierën e filmit të fundit të aktorit australian, “Poker Face”, në kryeqytetin italian.

Dyshja kaloi disa javë në Romë për shkak se 58-vjeçari është atje duke punuar për filmin e ri, “The Pope’s Exorcist”.


(Foto: Twitter/Getty)

Edhe pse thuhet se janë bashkë qe disa vite, çifti fshihet nga kamerat dhe shmang daljet publike, ndërsa për herë të parë u panë bashkë në dhjetor të vitit 2020.

Ata dyshohet se janë takuar në vitin 2013 në xhirimet e filmit të Crowe, “Broken City”, kur aktori ishte ende i martuar me Danielle Spencer.

Aktori i njohur dhe e dashura e tij 27 vite më e re pozuan për fotografët duke u dukur të afërt dhe të dashuruar. Ndërsa ylli hollivudian zgjodhi një kostumi të zi, partnerja e tij kishte veshur fustan. /Telegrafi/