Vetëm emrat e dy prej gjithsej tre kandidatëve për gjykatës kushtetues kanë arritur në seancë plenare për shkak se propozimi për zgjedhjen e Lubomir Joveskit nuk ka kaluar akoma në komision.
Pas disa vazhdimeve të seancës së komisionit, kryetarja e komisionit e ka dorëzuar propozimin gjysmak në plenare.
Sipas OBRM-PDUKM-së kjo praktikë nuk është zbatuar më herët dhe se propozimi në plenarë duhet të vijë i plotë me tre emra.
“Propozimi final në tërësi vjen me të tre propozimet dhe atë duhet ta votojmë dhe ta dërgojmë si dokument, gjegjësisht raport deri te kryetari i Kuvendit i cili e dërgon te plenumi. Sepse unë mund të kem mendim të ndarë. Ndoshta më pëlqen propozimi i parë dhe jam kundër për propozimin e dytë. Në fund si tërësi për të gjithë propozimin do të votoj “për” ose “kundër”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së.
OBRM-PDUKM-ja thotë se do të iniciojë interpelancë për kryetaren e emisionit për zgjedhje dhe emërime Marija Georgievska dhe se do të rishikohet e gjithë procedura për zgjedhjen e gjykatësve të rinj të Kushtetueses.
“Nëse qëllimi i opozitës është ta bllokojë zgjedhjen e gjykatësve kushtetues dhe ta sjell vendin në krizë kushtetuese sepse në nëntor përfundon mandati edhe i gjykatësit të pestë, ne nuk do ta lejojmë këtë”, theksoi Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka arritur të miratojë emrat e Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva, të dy propozime të pushtetit.
Në komision janë hedhur poshtë të gjashtë emrat e propozuar nga opozita, kurse shumica është e vendosur të miratojë edhe emrin e kryeprokurorit aktual, Jubomir Joveskit, për gjykatës të ardhshëm të kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese funksionon me vetëm pesë nga gjithsej nëntë anëtarët sa duhet të ketë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake