LAJMI I FUNDIT:

Stellantis pret që furnizimi me gjysmëpërçues të rregullohet deri në fund të vitit 2023

Stellantis pret që furnizimi me gjysmëpërçues të rregullohet deri në fund të vitit 2023

Prodhuesi i makinave Stellantis pret që mungesa në furnizimet e çipave gjysmëpërçues të rregullohet deri në fund të vitit 2023 dhe inflacioni të jetë nën kontroll në një ose dy vjet, tha shefi ekzekutiv, Carlos Tavares.

“Deri në fund të vitit 2023, furnizimi me gjysmëpërçues do të rregullohet”, tha Tavares në panairin e makinave në Paris, transmeton Telegrafi.

Kompanitë amerikane të veturave tash e sa muaj po ankohen për mungesë te çipave gjysmëpërçues. Kjo është lidhur edhe me luftën në Ukrainë, që bllokoi rrjedhën e furnizimit me mjete të tilla.


Panairi i makinave në Paris ka filluar më 17 tetor dhe do të zgjasë deri më 23 tetor. /Telegrafi/