LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në krye të listës së telefonave më kamerat më të mira – tani gjendet Google Pixel 7 Pro

Ndryshime në krye të listës së telefonave më kamerat më të mira – tani gjendet Google Pixel 7 Pro

Edhe pse DxOMark kohëve të fundit ka humbur dukshëm popullaritetin, akoma është interesant të shihni videot që tregojnë se cilët janë telefonat më të mirë gjatë testimeve të bëra.

DxOMark së fundmi ka realizuar një testim të kamerës së telefonit Google Pixel 7 Pro, dhe gjykuar nga çmimi – kemi “mbretin” e ri në këtë fushë, transmeton Telegrafi.

Google Pixel 7 Pro ka marrë vlerësimin më të lartë në fushën e kamerës nga ana e DxOMark. Ky telefon ka marrë këtë vlerësim ngjashëm me atë të telefonit Honor Magic 4 Ultimate, që deri më tani ka ruajtur vendin e parë, por që tani e ndalë me telefonin Pixel 7 Pro.


iPhone 14 Pro ka një pikë më pakë dhe gjendet në vendin e tretë. E bazuar në këtë vlerësim, Pixel 7 Pro ka sjellë përmirësim të dukshëm në raport me Pixel 6 Pro, si në softuer ashtu dhe në fotografi dhe video.

Thuhet se kamerat e këtij telefoni sjellin kontrast të madh, riprodhim fantastik të ngjyrës së lëkurë si dhe ka precizitet të paparë. /Telegrafi/