LAJMI I FUNDIT:

VW Golf vjen me airbag standard qendror, shkëlqen në testin Euro NCAP

VW Golf vjen me airbag standard qendror, shkëlqen në testin Euro NCAP

VW Golf VIII u prezantua në vitin 2019, duke marrë një vlerësim me pesë yje sigurie nga Euro NCAP në atë ditë.

Por ndërsa ky vlerësim ishte i vlefshëm deri në tre vjet, VW vendosi të përditësojë sigurinë e hatchback-ut të saj popullor me shtimin e një airbag qendror.

Me këtë, kjo makinë shkëlqeju edhe në një raund të ri testesh Euro NCAP sipas protokolleve më të rrepta të 2022, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


E gjithë gama e Golfit tani vjen standard me një airbag qendror të vendosur midis shoferit dhe pasagjerit të përparmë, duke i mbrojtur ata në rast të një përplasjeje anësore.

Ky lloj airbag ka filluar të bëhet më i zakonshëm në automjetet moderne.

Pavarësisht se ishte testuar tashmë tre vjet më parë, Golf kaloi në 14 teste të reja nga gjithsej 21 teste të përfshira në procedurën e Euro NCAP. /Telegrafi/