Ndryshimi i emrave të shkollave dhe rrugëve, prioritet i Këshillit të Komunës së Tetovës
Në Tetovë shumë shkolla fillore, të mesme, shumë sheshe dhe bulevarde, vazhdojnë të mbajnë emra nga periudha e hershme e komunizmit. Edhe pse kohëve të fundit kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka bërë disa paraqitje ku edhe ka prezantuar iniciativën për ndryshime të emrave nga ajo periudhë, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë lëvizje. Puna e parë që do të duhet të bëhet është këshilli i komunës së Tetovës të sjell vendim. Por, ky vendim duhet që të miratohet me parimin e badenterit apo këtë propozim vendim ta votojnë shumica e këshilltarëve maqedonas në këshillin e komunës. Për këtë nevojitet një marrëveshje paraprake mes grupeve të këshilltarëve.
Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, tha se kanë filluar bisedimet edhe këshilltarët maqedonas dhe pasi që të kalohen punët me prioritet do të hyjë në rend dite edhe ndryshimi i emrave. “Nuk kam ndonjë informatë se në këshillat paraprake ka patur ndonjë iniciativë për ndryshimin e emrave të shkollave apo rrugëve, dhe institucioneve tjera. Por, pasi që të kalojnë disa nga pikat prioritare që i ka këshilli i komunës së Tetovës, ne do ta vendosim këtë pikë në rend dite dhe shpresojmë se shumicën e emrave do të arrijmë t`i ndryshojmë duke i respektuar edhe partitë por edhe nacionalitetet dhe etnitë tjera që i kemi brenda qytetit të Tetovës”, deklaroi kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.
Nga komuna e Tetovës thonë se pritet që disa rrugë të marrin emra që kanë të bëjnë me personalitete maqedonas dhe shqiptarë. Do të bëjmë ndryshime jo vetëm për palën shqiptare por edhe për të gjithë palët, ashtu siç do të kenë nevojë ata, për shembull në një rrugë ku jetojnë më shumë maqedonas, atëherë atë rrugë mund ta emërtojmë me ndonjë emër që do të propozojnë ata dhe do të arrijmë të bëjmë ndryshim, poashtu kjo vlen edhe për rrugët apo rajonet ku jetojnë shqiptarët do të arrijmë të vendosim emra të veprimtarëve, heronjve apo personaliteteve shqiptare”, tha Durmishi.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë muajit gusht të këtij viti tha se kjo iniciativë do të vazhdojë të konkretizohet edhe më shumë, pasi që në debat dhe në konsultim do të përfshihen edhe bashkësitë tjera etnike në Tetovë. Sipas tij, edhe pas 30 viteve pluralizëm, ende nuk ka emra adekuat të rrugëve dhe të gjithë institucioneve tjera. Kasami është shprehur optimist se gjatë vitit 2023 do të përmbyllet çështja e ndryshimit të emrave në Tetovë./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuorumi një “sëmundje” e Kuvendit, Konjufca kërkon konsensus me opozitën
Mickoski: Shporta vjeshtore me çmime më të lira mundëson kursim për qytetarët dhe përmirësim të standardit
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit