Për të tejkaluar pengesat në transferin e parave të sektorit të modës në Kosovë, ekspertë lokal dhe ndërkombëtar nga projekti FEGO i mbështetur nga qeveria Suedeze, kanë nisur të ofrojnë ndihmë në uljen e shpenzimeve të transfereve ndërkombëtare nëpërmjet përdorimit të kompanive fintek të licencuara në Kosovë.
Sektori i modës në Kosovë ka pasur një rritje të madhe gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021 ky sektor ka eksportuar gati 10 milionë euro me një rritje prej 144 për qind nga viti i mëherëshëm, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës. Kjo tregon për potencialin e madh që ka ky sektor.
Projekti FEGO dhe kompania Fintek Paysera kanë nënshkruar një marrëveshje që mundëson një fushatë mobilizuese dhe takime të drejtpërdrejta me biznese të modës për t’ju ofruar atyre mundësinë që të pranojnë dhe dërgojnë pagesa nga Bashkimi Evropian me kosto prej 3 eurosh për transfer.
“Ne kemi bërë një hulumtim dhe një nga pengesat e zhvillimit të sektorit është transferi i kushtueshëm ndërkombëtar nga Kosova”, ka thënë Fisnik Bajrami nga Projekti FEGO.
“Pasi kemi bërë një hulumtim në treg kemi parë se ka institucione që mund të ofrojnë këtë shërbim me një kosto më të ulët. Ne kemi vlerësuar që mund të punojmë së bashku në digjitalizimin e transfereve dhe uljen e kostove”, thotë Bajrami.
Shpenzimet bankare kanë një përqindje të madhe të kostos për shkak të shitjeve me pakicë. Për fustane që kushtojnë deri në 300 Euro shpenzimet e transferit kanë arritur të marrin 10 deri 30 përqind të çmimit të përgjithshëm e deri 50 për qind të kostos. Një gjë që e ka vështirësuar operimin në këtë sektor.
Paysera që është një kompani Fintek e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës ofron pranimin e parave në sistemin SEPA me kosto prej 3 eurosh. Gjithashtu për klientin që paguan transferet nga BE-ja, Zvicra, Norvegjia dhe Britania e Madhe në Paysera jane falas, të shpejta dhe të sigurta.
“Ne tashmë punojmë me këtë sektor por gjithsesi se ka mundësi të punojmë edhe më shumë”, ka thënë Bashkim Zeqiri CEO i Paysera Kosova. “Ne kemi futur resurse ne reklamimin e produkteve tona për industrinë e modës”, ka shtuar ai.
“Tashme kompanitë me emër si Walone dhe Tabja, Lia Stublla dhe shumë të tjerë punojnë me Paysera dhe ata janë klientë të kënaqur siç edhe tregojnë videot e prodhuara”, ka shtuar Zeqiri.
Fushata është financuar më shumë se 60 për qind nga Paysera. Projekti FEGO zbatohet nga organizata joqeveritare Swiscontact dhe është i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Projekti ka për qëllim përkrahjen e eksportit Kosovarë për të zvogëluar disbalansin tregtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë