LAJMI I FUNDIT:

Jemi të frikësuar, por lufta na bëri praktikë

Jemi të frikësuar, por lufta na bëri praktikë

Nga: Nataliya Gumenyuk / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Para së gjithash, është gjë e frikshme të bombardohesh. Për pesë orë e 37 minuta, dhjetëra raketa të lëshuara nga Deti Kaspik dhe i Zi, goditën qytetet e Ukrainës – përfshirë Kievin, ku jetoj dhe punoj. Secila prej tyre mund të shkatërrojë shtëpinë tënde. Si reportere që udhëtoj në zonat më të prekura nga lufta, kam parë dëmet e tmerrshme që mund t’i shkaktojnë këto sulme. Vetëm një goditje mund të shkatërrojë një ndërtesë shumëkatëshe të apartamenteve, duke lënë një skelet të djegur (gjatë fundjavës, një sulm si ky në Zaporizhia mori të paktën 13 jetë).

Sot (10 tetor) ukrainasit përjetuan një nga sulmet më të mëdha ajrore, që nga fillimi i pushtimit rus. Për herë të parë, sulmet me raketa goditën qendrën e kryeqytetit ukrainas, ku të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën. Këta ishin kryesisht udhëtarët që shkonin në punë, të hënën në mëngjes. Pasuan pesë sulme tjera ajrore.


Kremlini shënjestroi të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës, përfshirë Dnipron dhe Harkivin, Lvivin dhe madje edhe Ivano-Frankivskin në perëndimin relativisht të sigurt të vendit. Sipas shërbimit shtetëror të emergjencës, të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur.

Presidenti Zelenskiy ka regjistruar një deklaratë në video, duke thënë se objektivat kryesore ishin infrastruktura, veçanërisht rrjeti i energjisë. Qeveria pranoi se të paktën 11 objektiva të rëndësishme u dëmtuan, por shumica e energjisë tani është rivendosur. Në banesën time në Kiev, rryma u ndërpre për jo më shumë se 10 minuta, por zonat në periferi të qytetit dhe pjesë të Çernihivit, Lvivit dhe Sumit ende nuk kanë energji.

Ajo që i bën këto sulme kaq shqetësuese është pasaktësia e raketave ruse. Sulmet e tyre ajrore vazhdimisht i humbasin objektivat. Mund ta shihni këtë si gjë të mirë nga një perspektivë praktike ushtarake, por kjo do të thotë se kushdo, në çdo moment, mund të bëhet viktimë. Vegani ukrainas dhe mbrojtësi i të drejtave të kafshëve, Pavlo Vyshebaba – i cili tani shërben në ushtri – postoi një foto të një krateri nga bomba ku dikur ishte një shesh lojërash në parkun qendror të Kievit. Iu referua një deklarate të mëparshme ruse se do të sulmonin qendrat e vendimmarrjes ushtarake. “Ishte ‘qendra jonë për vendimmarrje’, ku vendosëm nëse vajza ime donte një akullore në kon apo në shkop”, tha ai me shaka. Në këto kohë, humori i zi është një lloj vetëmbrojtjeje psikologjike.

Presidenti tha se qëllimi tjetër ishte t’i terrorizonte ukrainasit dhe ta godiste moralin tonë. Gjatë muajve të fundit, kemi parë ushtrinë ruse duke pësuar humbje në fushën e betejës. Sukseset e hershme të Ukrainës në rajonin e Harkivit, i atribuohen kryesisht faktit se rusët u kapën në befasi. Por, këto suksese vazhdojnë; me shumë vështirësi, trupat ukrainase kanë vazhduar çlirimin fshat pas fshati në rajonet e Donbasit dhe Hersonit.

Shpërthimi i 8 tetorit në urën që lidh Krimenë e pushtuar me Rusinë – një projekt personal i Vladimir Putinit – ishte gjithashtu goditje e madhe simbolike kundër udhëheqjes ruse. Qeveria ukrainase nuk konfirmoi se ishte operacioni i saj, por shërbimet ukrainase të sigurisë shfaqën të dhënat se mund të qëndronin prapa sulmit, duke postuar një foto festive të urës në flakë. Kjo shkaktoi trazira të pabesueshme në mesin e propaganduesve rusë të luftës dhe bëri thirrje për hakmarrje të menjëhershme. Njerëzit me ndikim brenda Rusisë, tashmë i kanë kritikuar forcat e tyre për mungesën e ashpërsisë.

Sulmet e sotme ndaj Ukrainës duken si përpjekje për ta kënaqur atë audiencë të veçantë ruse dhe për të treguar se Kremlini është i aftë të dëmtojë Ukrainën. Gjithashtu, më 8 tetor, Sergey Surovikin u emërua komandanti i të gjitha forcave ruse që pushtuan Ukrainën. I njohur për ashpërsinë e tij, Surovikini – i cili i komandonte forcat në Siri, gjatë ndërhyrjes ushtarake ruse atje – mund t’i përdor këto sulme të menjëhershme si shans për ta treguar veten.

Dhe, kështu, civilët që kishin shijuar pak paqe, janë përsëri në gatishmëri të lartë. Sot, nxënësit e shkollës janë zhvendosur në bodrume. Bizneset janë mbyllur dhe takimet janë anuluar. Metroja e Kievit – e cila filloi të funksionojë në pranverë – shërben përsëri si strehë për bomba. Pas disa muajve, duke e shijuar jetën në Kiev, shumëkush mund të mendojë sërish të largohet.

Megjithatë, pas shtatë muajve me luftime, ukrainasit kanë gjetur mënyrat e tyre për ta përballuar zemërimin. Pas disa orëve të kontrollimit të kolegëve, të miqve dhe të afërmve në gjithë vendin, interneti ukrainas është plot me mesazhe se sa shumë njerëzit kanë dhuruar për ushtrinë.

Ukrainasit shqetësohen gjithashtu se pas disa orëve me dhembshuri, nga njerëzit në mbarë botën, ne mund t’i dëgjojmë thirrjet e reja për t’u dorëzuar. Këto, që vijnë nga siguria e qyteteve të largëta evropiane, tingëllojnë jo vetëm si të papërshtatshme, por joetike. Krimet e shumta të kryera në territoret e pushtuara, si Buça dhe Iziumi, tregojnë se alternativat ndaj rezistencës nuk mund të jetë thjesht persekutimi, por ekzekutimi masiv dhe tortura.

Për momentin jemi të frikësuar, por kjo është ndryshe nga të jetuarit në frikë të vazhdueshme. Sfidimi ukrainas nuk do të thotë trimëri. Më shumë se çdo gjë tjetër, është pragmatizëm ndjenja që ke kur ulesh në një bodrum duke parë për pesë orë e 37 minuta hartën e paralajmërimit të sulmit ajror. Nuk mendojmë për ide madhështore, por për furnizime me energji elektrike dhe ujë, dokumente, racione ditore dhe plane emergjente.

Nga më shumë se 80 raketat e lëshuara në Ukrainë sot, të paktën gjysma thuhet se u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Ajo që mund të duket e tmerrshme dhe e pashmangshme, mund të ndalet me mbrojtjen e duhur. Kjo duket si e vetmja përgjigje racionale kundër sulmit irracional ndaj parqeve, universiteteve dhe muzeve tona. Duhet të vazhdojmë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori