LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për dhënien e 530 milionë eurove për RMV-në

Besimi: Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për dhënien e 530 milionë eurove për RMV-në

Ministri i Financave, Fatmir Besimi njofton se misioni i FMN-së dha dritë jeshile për dhënien e 530 milionë euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për dhënien e 530 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Linjës për përkujdesje dhe likuiditetit (PLL),në afat prej 24 muajve.

Vendit tonë do t’i vihen menjëherë në dispozicion 110 milionë euro për financimin e nevojave të buxhetit dhe për ballafaqimin më të lehtë të goditjeve të shkaktuara nga kriza energjetike dhe e çmimeve.


Ky është vlerësim i lartë për politikat ekonomike që zbatohen në vend, sepse Fondi e ofron këtë instrument financiar vetëm për vendet me baza të qëndrueshme ekonomike dhe politika të qëndrueshme”, njofton Besimi përmes rrjetit social Facebook.

Në deklaratën e misionit të FMN-së, thuhet në njoftim, vlerësohet impenjimi i Qeverisë për zbatimin e mëtejshëm të konsolidimit fiskal, si dhe reformave në financat publike, para se gjithash të Ligjit të ri të Buxheteve dhe rregullave fiskale që do të kontribuojnë në këtë drejtim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori