Mbi 1 mijë punëtorë fitojnë kontestin për paga shtesë për orët e punës gjatë fundjavës në KEK
Mbi 1 mijë e 200 punëtorë të KEK-ut kanë fituar në tri shkallshmëri betejën ligjore civile, të cilët e kishin nisur kundër të paditurës KEK në vitin 2012 për kompensimin e pagave shtesë për punën e kryer gjatë fundjavës.
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kishin ngritur padi në vitin 2012, duke pretenduar se e paditura nuk i kishte kompensuar shtesë gjatë punëve të fundjavës për periudhën 1 tetor 2011 deri më 30 shtator 2017.
Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur se paditësit nuk ishin kompensuar për punën shtesë gjatë fundjavës, e drejtë kjo që iu takonte në bazë të nenit 56par.1 të Ligjit të Punës në të cilin ceket se “Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë: 20% në orë për kujdestari, 30% në orë për punë gjatë natës dhe punë jashtë orarit, 50% në orë për punë gjatë ditëve të festave dhe 50% në orë për punë gjatë fundjavës”.
Sipas arsyetimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore, rezulton se ishte provuar në bazë të kontratave të punës të vitit 2011 dhe nenit 39 të Kodit të Punës se ishte e paraparë kompensimi për orët shtesë për punën gjatë fundjavës.
“Megjithatë nga provat e administruara gjykata ka gjetur se paditësit posedojnë kontratat e punës me të cilat argumentohet se të njëjtin punojnë me ndërrime, ashtuqë nga ekspertiza financiare është vërtetuar se ata kanë punuar edhe ditëve gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave) varësisht prej kohës së punës përkatësisht ndërrimeve ndërsa e paditura nuk ua kompensuar 50% për orët për punë gjatë fundjavës e as nuk ua ka dhënë ndonjë ditë të lirë në emër të pagës shtesë”, thuhet në arsyetimin e vendimit.
Gjykata ka gjetur se në bazë të ekspertizës financiare të gjithë paditësit kishin punuar me ndërrime dhe të njëjtit kishin punuar edhe gjatë ditëve të fundjavës varësisht prej kohës së punës.
“Sipas dispozitave ligjore një ndër të drejtat themelore të punëtorit është paga, në këtë rast e drejtë themelore e paditësve është paga shtesë për punët e kryera gjatë fundjavës(të shtunave dhe dielave), sipas dispozitave të nenit 55 të Ligjit të Punës, të cilin të drejtë paditësit nuk e kanë realizuar”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.
Gjykata në këtë vendim kishte refuzuar kërkesëpadinë për disa paditës pasi të njëjtit nuk kishin argumentuar bazën e kërkesëpadisë.
Në këtë proces pretendimet e të paditurës ishin se kërkesëpadia e paditësve ishte e pabazuar për faktin se paditësit nuk kishin punuar jashtë orarit të punës, nuk kishin pasur orë shtesë. Sipas KEK-ut paditësit kishin punuar gjatë orarit të rregullt të punës për shkak se veprimtaria e KEK-ut ishte specifike, e paditura kishte bërë rregullimin e orarit të punës me ndërrime në harmoni me Ligjin e Punës .
Sipas KEK-ut, punëdhënësi paguante orët shtesë vetëm jashtë orarit të rregullt të punës, në rast se punëtori thirrët nga pushimi që të punonte në fundjavë.
Mirëpo këto pretendime, Gjykata i ka gjetur të pabazuara, pasi nga ekspertiza financiare kishte vërtetuar se faktin se paditësit kishin punuar gjatë fundjavës ndërsa nuk ua ka kompensuar shumën prej 50% të pagës.
Këtë vendim të Gjykatës së Prishtinës e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, kurse këto dy të fundit i ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme, e cila ka refuzuar revizionin e të paditurës.
“Gjykata Supreme e Kosovës, në këtë gjendje të çështjes konkrete juridiko civile, pranon si të themeltë qëndrimin juridik të gjykatave të instancës më të ulët, lidhur me aprovimin si pjesërisht të themeltë të kërkesëpadisë së paditësve, përkitazi me kompensimin e pagës shtesë për punët gjatë fundjavës, nga se aktgjykimet e instancave më të ulëta nuk janë marrë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore e as me zbatim të gabuar të së drejtës materiale dhe se nuk 10 përfshihen me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore për të cilat gjykata e revizionit kujdeset sipas detyrës zyrtare”, thuhet në arsyetimin e Supremes./BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake